Basha te njesia 1 Prioritet punesimi dhe mbrojtja e konsumatorit

Kandidati demokrat për kryetar bashkie të Tiranës, Lulzim Basha deklaron se punësimi do të jetë prioriteti i tij. Gjatë prezantimit të kandidatit për njësinë bashkiake numër 1, Agron Seseri, zoti Basha theksoi angazhimin e tij për të mbrojtur qytetarët nga çmimet abuzive.
“Premtim që do të zbatoj është punësimi. Ç’kryebashkiak mund t’i them unë vetes, nëse problemi kryesor që keni gjithësecili prej jush, që prek gjithësecilin prej nesh, ai i çmimeve në qytet që rriten përditë, e flak tutje dhe nuk e konsideroj problemin tim. Na u tha se buka qenka më e lirë në Kamëz, për shkak të energjisë e të ujit. A thua se Kamza papritur qenka bërë pjesë e një shteti tjetër, ku energjia dhe uji nuk vijnë me të njëjtin çmim siç vijnë në Tiranë. Nuk do të ketë asnjë betejë tjetër të Lulzim Bashës, përveç betejave të përditshme që ju keni sot”- tha kandidati i PD-së për Tiranën.
Para banorëvë të Ali Demit, Lulzim Basha shprehu angazhimin e tij për ndërtimin e shkollave të reja, asfaltim të rrugëvë dhe rrugicave, krijimi i hapësirave të gjelbra dhe të parqeve për fëmijët dhe të moshuarit. Kurse kandidati për njësinë bashkiake numër 1 tha se pas 8 majit, Tirana do të ndryshojë.
Taulanta Boja