Vetem dy taksa Rama i premton biznesit te vogel

Kryetari i Socialistëve, Edi Rama ishte në njësinë bashkiake numër 8 në Tiranë, ku kërkoi votën për kandidatin e opozitës në këtë njësi, Sadi Vorbsi. Në bashkëbisedim me banorë të kësaj njësie, Rama akuzoi qeverinë për taksa të larta ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Një biznes i vogël në Tiranë, i paguan 1milionë lekë të vjetra në vit bashkise dhe katër milionë qeverisë, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, duke u kërkuar qytetarëve të Tiranës ndëshkim me votë, siç tha ai, të kësaj qeverie të padrejtë.
“Mesatarisht një milionë lekë i paguan një biznes bashkisë në vit. 4 milionë ja merr qeveria me tvsh, tatim mbi rrogat. Kështu që në 8 maj duhet t’i japim drejtim kësaj pune. Do të vendosim dy taksa për biznesin, taksa e biznesit të vogël dhe taksa e pastrimit dhe gjelbërimit. Asnjë gjë tjetër. Në kuti hidhini faturën qeverisë për të gjithë papunësinë, varfërinë, shtrenjtimin, taksat e larta e madje edhe për gënjeshtrat që i thonë popullit”- tha Rama.
Në Elbasan, teksa kërkoi votën për Qazim Sejdinin Rama dënoi atë që e quajti përfshirje të policisë në shkaktimin e incidenteve elektorale, duke apeluar.
“Beteja elektorale nuk është beteja e policisë, është beteja e qytetarisë”- tha ai.
Rama tha se puna e bërë nga drejtuesit e majtë i kapërcen mandatet e tyre, duke premtuar që në katër vitet e ardhshme, ndryshimet do të jenë po kaq të dukshme dhe të qëndrueshme.
Rovena Moçka