Kamioni përplas kalimtarët, vdes 46-vjeçarja, pranga 21-vjeçarit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetaseje ka ndodhur sot në mesditë ndërsa një kamion me targa IB 18 67 A, drejtuar nga 21-vjeçari Fatjon Shahini, ka përplasur dy kalimtarë në aksin Përrenjas-Pogradec.
Feride Tarushi, 47-vjec ka humbur jeten në këtë aksident ndërsa mësohet se bashkëshorti i saj Sefedin Tarushi 45-vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mesohet se ky aksident ka ndodhur prane fshatit Rajcë, ndersa çifti po kalonte rrugen.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur këtë ngjarje.