Beteja e Mourinho portugezi apelon ne UEFA
Trajneri i Realit të Madridit nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja e tij ligjore kundër UEFA-s. Tekniku portugez ka mbërritur mengjesin e së premtes në selinë e qeverisë europiane të futbollit për të apeluar ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës për ta dënuar atë pesë ndeshje në Kupat e Europës.
Mourinho nuk pajtohet me këtë pezullim të gjatë, ndërsa edhe më parë e ka cilësuar atë qesharak dhe një përpjekje e UEFA-s për t’i mbyllur gojën njerëzve që e kritikojnë. Në fakt, Mourinho e kaloi kufirin e kritikave, duke shkuar deri në akuza të drejtpërtdrejtja kundër qeverisë europiane të futbollit dhe presidentit të saj Mischel Platini.
Pas eliminimit të Realit nga Barcelona në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, portugezi nuk kurseu askënd në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai u shpreh se UEFA mbështeste hapur Barcelonën dhe se kjo dukej qartë nga vendimet e arbitrave në fushën e lojës.
Këto deklarata i kushtuan shtrenjtë Jose Mourinhos, i cili u ndëshkua me 5 ndeshje pezullum dhe një gjobë prej 50 mijë euro. Tani me ane të Komisionit të Apelit, trajneri portugez dhe Reali I Madridit kërkojnë të ulin dënimin, në mënyrë që tekniku të jetë në sfidat e skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve.
Nertan Prifti