Prodhon ministra anetare te ligjet 7 ish-titullare

Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi nisën zyrtarisht detyrën në fillim të javës pasi u betuan para presidentit të republikës. 2 ministrat e rinj të kabinetit Berisha, të cilët u emëruan në të njejtën ditë, përveç aderimit në të njejtën parti, kanë dhe një tjetër të përbashkët, të dy janë anëtarë të komisionit të ligjeve. Duket se kjo strukturë e kuvendit është vendi nga ku përzgjidhen më së shumti anëtarët e këshillit të minsitarve ose rikthehen ish –at.
Kështu, po në rradhët e deputetëve të ligjeve, u përzgjodh në janar ministri i ri i energjitikës, Nasip Naço. Juristi i LSI-së zëvëndësoi Ilir Metën në këtë dikaster. Por mes deputetëve të komisionit, i cili jep dorën e fundit të gjitha ligjeve që miratohen në kuvend, nuk janë të paktë ish-ministrat.
Ilir Rusmajli, kryetari i tij ka kryesuar dikasterin e drejtësisë deri në 2007-ën, pasi kishte zëvëndësuar në këtë detyrë Aldo Bumçin, ministrin aktual të kulturës. Viktor Gumi, ndonëse vetëm për një muaj, mbajti karrigen e ministrit të punës nga maji 2009 deri në qershor të këtij viti.
Fatmir Xhafaj, një tjetër anëtar kabineti qeveritar ishte ministri i fundit socialist i drejtësisë. Po nga rradhët e kabinetit të fundit të majtë, para rokadës së 2005-ës vjen dhe Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe ministër i mbrojtjes. Rajmonda Bulku dhe Ilir Bano janë caktuar të jenë zëvendësuesit e 2 ministrave të emëruar te ligjet. Ndërsa, vendin e Bumçit si nënkryetari i komisionit të integrimit do ta zërë Mesila Doda.
Elona Gjylmi