E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi Do te dominojme

Barcelona do të dominojë sërish futbollin spanjoll dhe atë europian. Diçka që duhet besuar kur këto fjalë dalin nga goja e lojtarit më të mirë të momentit Lionel Messi. Talenti argjentinas, i cili ende nuk është bashkuar me skuadrën e tij ndodhet në Kili, i ftuar në një ndeshje bamirësie, ndërsa nga Santiago ka folur për sezonin e ardhshëm, ku Barcelona duhet të ruajë titullin kampion në Primera Division dhe në Champions.

“Objektivat tonë janë të njëjtë në të gjithë sezonet. Edhe këtë herë do të kërkojmë të fitojmë të gjithë titujt e mundshëm. Nuk do të jetë e lehtë, por të gjithë jemi të motivuar dhe kjo është shumë e rëndësishme për skuadrën”, ka bërë të ditur Lionel Messi, i cili duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të luajë përkrah Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilien u tranferua me bujë te kampionët e Spanjës, ndërsa për Messin ai do të ndihmojë skuadrën në objektivat e saj.

"Të gjithë e kemi parë se si luan Sanchez dhe mendoj se do të ingranohet shumë shpejt me sistemin e Barcelonës. Jam i kënaqur që do të luaj përkrah tij dhe në të njëjtën kohë i bindur se do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka përfunduar Lionel Messi, i cili në sezonin e fundit udhëhoqi Barcelonën drejt suksesit në Spanjë dhe Ligën e Kampioneve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›