Kërkojmë kopje të fletëve të votimit të Beratit dhe TiranësNga Erion Veliaj, G99I nderuar Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Të nderuar anëtarë, Përmes kësaj letre, Partia G99 i kërkon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve një kopje të ; Proce
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kërkojmë kopje të fletëve të votimit të Beratit dhe TiranësNga Erion Veliaj, G99I nderuar Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Të nderuar anëtarë,
Përmes kësaj letre, Partia G99 i kërkon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve një kopje të ; Procesverbaleve të votimit, tabelave dhe procesverbaleve të numrit të fletëve të votimit, dhe të gjitha fletët e votimit për të gjitha kutitë e votimit në ZAZ-të nr. 1, 2, 3 dhe 4 në Qarkun e Beratit, dhe ZAZ-të nr. 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60 në Qarkun e Tiranës.
E bazojmë këtë kërkesë në garancitë e ofruara përmes dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Neni 23, pika 1 dhe 2, si dhe në dispozitat e ligjit Nr.8503, datë 30.6.1999 “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE”, i cili na jep të drejtën të kemi akses në cdo “dokument zyrtar” pra në dokumente të cdo lloji të mbajtuara nga autoriteti publik, në përputhje me rregullat në fuqi dhe që ka lidhje me ushtrimin e një funksioni publik. Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor qartazi bën pjesë në këtë përkufizim ligjor të “dokumentit zyrtar”.
Kjo kërkesë bazohet specifikisht në nenin 3, i cili parashikon se … ‘Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacion për dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet. Autoriteti publik është i detyruar të japë çdo informacion në lidhje me një dokument zyrtar. Çdo informacion për një dokument zyrtar, që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur ky informacion përbën të dhëna vetjake të vetë personit, të cilit i është dhënë informacioni’
Kërkesa gjithashtu përputhet me dispozitat e ligjit Nr.9154, datë 6.11.2003, ‘PËR ARKIVAT’ dhe nuk bie ndesh me parashikimet e ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔, neni 178, në lidhje me administrimin dhe arkivimin e materialeve zgjedhore.
G99 është e gatshme që në baze të Nenit 13 të ligjit Nr.8503, datë 30.6.1999 “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE” të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për vendosjen në dispozicion të këtij informacioni.