Beteja e gjysherve
Diskutimi mbi projektligjin per ndryshime ne ligjin "Per Akademine e Shkencave", eshte shnderruar ne nje moment ne beteje "gjysherish". Deputeti socialist, Ben Blushi, i beri nje oponence te forte kesaj nisme. Ne fjalen e tij eshte shprehur kunder dekorimeve qe kryetarja e Kuvendit u beri pak dite me pare disa prej firmetareve te aktit te pavaresise se vendit. Sipas tij, keta njerez kane qene kolaboracioniste dhe si pasoje nuk meritonin kete nder. Me te mbaruar ai fjalen, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se gjithcka foli Blushi lidhej me historine e gjyshit te tij dhe se kishte kete hall. "Ai vete ka thene se nuk jam komunist, por se kam shfrytezuar komunizmin. Dekorimet nuk kane lidhje me gjysherit, por me Shqiperine", tha Topalli duke iu referuar gjyshit te Blushit. I menjehershem ishte reagimi i ketij te fundit. "Jam i nderuar per emrin qe kam dhe ta dish se, kur gjyshi im vdiq, kishte me shume libra ai, sesa gure shtepia e gjyshit tend", tha Blushi. Por kryeparlamentarja nuk duroi dhe tha se nuk mban inat me gjysherit e askujt. Sipas saj, Blushi foli per kolaboracioniste, por se me i madhi prej tyre ka qene Enver Hoxha. "Enver Hoxha i mori jeten Lef Nosit, por edhe te tjera, luge e pirune", tha kryetarja e Kuvendit.