E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Levan-Fier, zvarritje dhe korrupsion

Marreveshja per financimin e ndertimit te segmentit rrugor Levan-Vlore eshte shnderruar ne molle sherri mes opozites dhe mazhorances. Opozita eshte shprehur ne favor te miratimit per ratifikimin e kontrates financiare mes qeverise shqiptare dhe Bankes Evropiane te Investimeve dhe BERZH-it, per financimin e projektit te rruges. Por ajo ka kundershtuar menyren sesi sillet qeveria me te. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Brace, tha se opozita eshte kunder veprimeve te tilla, si inaugurimi i fillimeve te punes, ne nje kohe kur nuk ende eshte bere gati ana financiare dhe pa u bere shpronesimet. Sipas tij, opozita ngre zerin per eliminimin e zvarritjeve te puneve, por ne vecanti menyres se punimeve duke u marre me nenkontraktore, pasi kjo le hapesira per korrupsion dhe vjedhje te fondeve. Nga ana e tij, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se per ndertimin e rruges behet fjale per nje kredi me terma shume te lehte. Sipas kesaj marreveshjeje, kostoja e pergjithshme e parashikuar per kete projekt arrin ne 60.2 milione euro, perfshire ketu kontributin e qeverise shqiptare qe perballon taksat, shpronesimet dhe TVSH-ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›