E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Sokol Olldashi në Patos

Qytetarët shqiptarë, së shpejti do të jenë qytetarë evropianë

Në dy takimet në lagjet e Patosit, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, njëkohësisht kryesues i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, u shpreh se gjatë takimeve elektorale, se "shqiptarët shumë shpejt do të jenë qytetarë evropianë me të gjitha standardet e kërkuara". Olldashi duke iu drejtuar banorëve ai tha se "qytetarët shqiptarë do të jenë qytetarë evropianë, jo thjesht se do të aderojnë në BE dhe do të lëvizin lirisht, por se do të gëzojnë të gjitha standardet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, ekonomi, etj". Në takimin me banorët e komunës Zharrës ai premtoi se muaji shtator do ta gjejë shkollën e kësaj komune me shtesën e re, pasi edhe kontrata me Ministrinë e Arsimit është firmosur, ndërsa shumë shpejt banorët e Zharrës do të furnizohen me ujë të pijshëm pa ndërprerje në 24 orë. "Çdo rrugë e rrugicë do të vishet me asfalt gjatë mandatit të dytë qeverisës", tha më tej Olldashi, duke i ftuar banorët që së bashku ta fitojnë këtë sfidë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›