E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca, letër Kushtetueses: “Kujdes konfliktin e interesit për Dosjet”

Autori i Lajmit: red.
Kryeparlamentarja Topalli paralajmëroi një zhvillim të rëndësishëm mbi të njëjtën çështje, përgatitjen e një argumentimi të posaçëm ligjor, që Kuvendi do t i dërgojë Gjykatës Kushtetutese. Në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese thuhet se Kuvendi, në respekt të këtij autoriteti, mendon se çdo gjykim i ligjit që nuk respekton principin e shmangies së konfliktit të interesit, dëmton rëndë parimin themelor të etikës së gjyqtarëve mbi konfliktin e interesit të përcaktuar në ligjin e Gjykatës Kushtetuese dhe në Rezolutën mbi Etikën Gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, miratuar më 23 qershor 2008. Letra citon pikërisht rezolutën që thotë se “Gjyqtarët duhet të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të paanshme dhe të sigurojnë që kjo paanësi të jetë e dukshme. Ata duhet të kujdesen për të evituar konfliktin e interesit, ashtu si edhe situatat nga të cilat, mund të lindin në mënyrë të arsyeshme konflikt interesi”. Letra përfundon duke theksuar se Kuvendi nuk është kundër gjykimit nga Gjykata Kushtetuese, por situata që, me sa duket, ndodhet Gjykata Kushtetuese, kërkon të gjejë mënyrën që të gjykojë jashtë konfliktit të interesit, të gjejë instrumentet për sa kohë të dhënat e bëra publike lënë të kuptojnë se ka anëtarë të Gjykatës, në konflikt të hapur interesi.

Ky lajm është publikuar: 14/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›