E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e opozites Malaj PS te thyeje bojkotin

Partia Socialiste nuk mund të vijë në pushtet përmes rrugës. Ajo duhet të thyejë bojkotin dhe të kthehet në parlament. Këtë qëndrim shpreh Arben Malaj. I ftuar në “Agon” ai tha se një parti që synon të vijë në pushtet duhet së pari të jetë institucionale.

“PS do të vijë në pushtet, e meriton të marrë pushtetin si një parti që ka një vizion më të mirë dhe patjetër që duhet të vijë si një parti institucionale. PS duhet të vijë nga parlamenti në qeveri dhe jo nga rruga. Koha nuk punon për asnjë nga partitë politike për të qenë agresive, për të bojkotuar institucionet dhe për të mos prezantuar vizione se si do të qeverisim”-tha Malaj.

Forca kryesore e opozitës do të vendosë për qëndrimin ndaj parlamentit, në mbledhjen e asamblesë që mbahet këto ditë, ndërkohë deklarimet që vijnë nga selia e të majtëve, janë përqendruar tek zgjedhjet e pambyllura në Tiranë. Olta Xhaçka, tha se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shpalli fitues Lulzim Bashën është i paligjshëm dhe se asnjë gjykatës nuk duhet ta legjitimojë atë.

“Partia Socialiste do të ndjekë rrugën ligjore për të rrëzuar këtë vendim, e bindur në drejtësinë e kauzës së saj, përpara së cilës asnjë gjyqtar e asnjë gjykatë, sado të trysnuar qofshin nga pushteti nuk do mund të mbyllë sytë, pasi pasojat do të ishin shumë të rënda”-tha Xhaçka.

Për zgjedhjet në Tiranë, Partia Socialiste ka ndjekur rrugën ligjore të ankimimit, dhe pse sipas saj Edi Rama është fitues me 10 vota. 

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›