Debati per regjistrimin Tavo Nisma e Spahiut jo kushtetuese

Nërkohë që parlamenti nuk ka përfshirë ende nismën e Aleancës Kuq e Zi kundër regjistrimit etnik, Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo i konsideron antikushtetuese amendimet e hartuara nga kjo lëvizje. Tavo konteston edhe përfshirjen e Kreshnik Spahiut në këtë lëvizje duke e cilësuar si aksion politik në kushtet kur ai është numri dy i KLD-së dhe kontrollon punën e gjyqtarëve.
Ndërsa deputeti socialist, Ilir Gjoni që e mbështet këtë nismë kërkon që procesi i vetëdeklarimit të kombësisë të mos deformohet.
"I referohem nenit 20 të Kushtetutës ku thuhet se personat që i përkasin pakicave kombëtare në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. Ky është paragrafi i parë i nenit 20. Paragrafi i dytë thotë: "Ata kanë të drejtën të shprehin lirisht pa u ndaluar dhe as detyruar përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare. Pra, kjo iniciativë ligjore bie ndesh me nenin 20 të Kushtetutës.
Spahiu s'ka pse të merret me konferenca shtypi apo me aksione politike, por duke qenë në një detyrë kaq të lartë shtetërore është vetë ai që merr masat ndaj gjyqtarëve që kanë shkelur ligjin"-thotë Tavo.
Ndërsa deputeti i PS-së, Ilir Gjoni shprehet:
"Problemi i vetëdeklarimit pa marrë parasysh kriterin objektiv do sillte një rritje artificiale të popullsisë etnike qoftë greke, ashtu edhe të vendeve të tjera fqinje, një tendencë që ka ardhur gjithmonë e në rritej dhe që na ka shqetësuar. Kjo përbën një problem shumë serioz dhe sa i përket sigurisë kombëtare. Ky është proces që nuk ka qenë i padiskutuar dhe i pamenduar. Kam bindjen që edhe në mbledhjen që do të duhet për të marrë një vendim do të arsyetohet në këtë mënyrë"-thotë Gjoni.
Taulanta Boja