Jetimet e pastrehe Aliu U lane jashte banesave sociale

Jetimët e larguar nga dhomat e konviktit të shkollës së mesme të hoteleri – turizmit në Tiranë do ta kërkojnë zgjidhjen nga presidenti, madje edhe nga gjykata e Strasburgut. Kjo deklaratë vjen nga shoqata kombëtare që mbron të drejtat e kësaj kategorie. Sipas autoriteteve të kësaj shoqate, për strehimin e tyre ka mjaft banesa sociale, të ndërtuara nga bashkia e Tiranës, por deri tani kjo kategori nuk ka përfituar asnjë strehëz.
“Janë 385 hyrje të bëra gati në Tiranë dhe absolutisht asnjë jetim nuk është planifikuar të marrë. Ndau Durrësi 48 hyrje, asnjë jetimi nuk i dha. Po kështu, ndanë Shkodra, Korça e Vlora. Zoti President këta jetimë janë pjesë e popullit tonë. Duhet bërë diçka. Janë jetimë prodhim shqiptar, nuk janë të importuar as nga greku, italiani apo diku tjetër. Dikush më pak e dikush më shumë ka faj që këta sot janë jetimë, e po ashtu dikush më pak e dikush më shumë ka të drejtë t’i ndihmojë”-tha Kadiu Aliu, kryetar i shoqatës së jetimëve.
Jetimët e strehuar prej vitesh në konviktin e shkollës së mesme profesionale që prej dy javësh në këto dhoma vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm dhe ata të dritave. Jashtë kamerave, autoritetet e këtij konvikti bëjnë të ditur për “AS” se mos konstituimi i këshillit bashkiak ka bllokuar fondet dhe për këtë arsye ata janë të detyruar të ndërpresin ujin dhe dritat, pasi në këtë kohë edhe nxënësit janë larguar.
E përveç kushteve jo të përshatshme që jetojnë këta jetimë në këto konvikte, ata duhet të përballen edhe me problemin tjetër, atë të kërkimit të një strehëze, diku tjetër. Në shqipëri, aktualisht jetojnë rreth 197 të rinj jetimë në konvikte.
Edlira Sulejmani