Noçja i rikthehet mikut të vjetër
Mbetet një frekuentuese e rregullt e jetës së natës nëpër klubet e Tiranës. Edhe këtë herë Noçja është kapur nga paparaci ynë tek “Living Room” me një mik të sajin, Zhakun. Njihen prej pesë vitesh dhe nëse keni memorie të mirë ka qenë edhe pjesë e klipit prezantues të Najadës para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë fundjavës si Noçja edhe Zhaku kanë preferuar që të argëtohen në maksimum nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Nuk mund të aludojmë nëse mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, por e vetmja gjë që mund të themi është fakti që dy miqtë kalojnë shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe Najada e cila ka qenë pjesë e “Big Brother” në edicionin e parë u bë mjaft e njohur nga emisioni, por sidomos nga lidhja e saj me Olsin, banorin tjetër të shtëpisë. Tashmë u bë më shumë se një vit e gjysmë që ata janë ndarë dhe nuk shihen bashkë. Ndërkohë që kjo periudhë për Noçen ka qenë e mbushur me argëtime të mbrëmjeve nëpër “party”, herë me shoqërinë e saj të vjetër herë me banorët e “Big Brother” të cilët e kanë kuptuar strategjinë se kur je bashkë e tërheq më lehtë objektivin e një aparati dhe pse jo vëmendjen e publikut.