E Diel, 1 Nëntor 2026

Masiela Lusha, aktorja së shpejti në treg librin e tretë

 

Aktorja me origjinë shqiptare Masiela Lusha përveç aktrimit i është dedikuar edhe shkrimit të librave. Deri tani ajo numëron dy të tillë, por siç e ka bërë vetë të ditur mediat Lusha shumë shpejt do të nxjerrë në treg një libër të tretë që do t’ju kushtohet fëmijëve. Masiela Lusha është një ndër emrat më të lakuar shqiptarë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Talenti i saj i aktrimit u zbulua kur luante në serialin e Karmen Lopez në televizionin amerikan NBC. Lusha e cila prej kohësh është e lidhur me menaxherin Shon Lurdes duket se tashmë përveç aktrimit nuk lë mënjanë për asnjë moment edhe të shkruarin dhe sidomos atë për fëmijë. Sipas lajmeve që vendos ajo në faqen e saj zyrtare duket se do të dalë shumë shpejt edhe libri i tretë për të cilin Masiela ka marrë edhe shumë urime që tani. Aktorja bën të ditur se libri ka mbaruar së shkruari, por mbetet që të redaktohet por që nuk ka bërë akoma publik titullin e tij. Lusha u lakua mjaft vitin e kaluar kur xhiroi për filmin “Koha e kometës” ndërkohë që suksesi i saj mund të përmendet në filmin “Blood Vampire”. Masiela Lusha u lind në Tiranë dhe më pas familja e saj u shpërngul në Budapest të Hungarisë dhe më pas në Vjenë të Austrisë. Më në fund kur Masiela ishte në moshën 7-vjeçare familja e saj u vendos në Miçigan. Momentalisht Masiela jeton në Kaliforni. Pas ndjekjes së studimeve të rregullta Masiela u përfshi edhe në fushën e aktrimit dhe filmat e parë ajo i ka xhiruar në vitin 2000. Ndërkohë sot ajo numëron një sërë filmash e rolesh që i përkasin zhanreve të ndryshëm. Për 2009 përveç “The Blood Vampire” ajo ka xhiruar edhe “Ballad of Broken Angels: Harmony”. Të qenit aktore apo poete i shtohet edhe të qenit biznesmene, sepse Masiela ka një kompani të sajën që e drejton i fejuari i saj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›