Kolegji Zgjedhor pranon ankimimin e Partise Socialiste per kasetat

Kolegji Zgjedhor pranon ankimimin e Partisë Socialiste duke rrëzuar rekomandimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për marrjen e kasetave filmike nga subjektet politikë apo kandidatët e zgjedhjeve të 8 majit.
Ndonëse vetëm katër ditë të mbetura nga fushata, duke patur parasysh që data 7 maj është heshtje elektorale, pas debatesh në seancë kolegji vendosi të miratonte kërkesëpadinë e PS-së.
Avokatët e PS-së e motivonin kërkesën me cenimin e politikave editoriale, ndërsa përfaqësuesit e KQZ-së dhe PD-së, deklaronin se vendimi nuk ishte urdhërues por vetëm rekomandonte mundësinë e pasqyrimit të kasetave të subjekteve politike në shërbim të mbulimit të plotë dhe informimit të publikut.
Njëkohësisht, Kolegji Zgjedhor e konsideroi pjesërisht të ligjshme kërkesën e PS-së për vendvotimet në Kamëz. Kolegji urdhëron kryetarin e Bashkisë së Kamzës të ndryshojë ambjentet e 3 nga 18 vendvotimet e kërkuara nga PS.