E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja jone me natyren ka shenuar kthese

07-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Bujqesise Genc Ruli

Ministri i Bujqerise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatoreve Genc Ruli i cili kryeson Shtabin e Emergjences ne komunen Ana e Malit deklaroi dje se situata eshte drejt permiresimit. Ministria Ruli beri te ditur se deri tani llogariten 14.000 ha toke e mbuluar nga uji 2400 shtepi te izoluara afro 12 mije te evakuuar.
Njerezit jane ende ne situate permbytje. Por mund te them se deri tani beteja jone me natyren ka shenuar nje kthese thote Ministri Ruli. Sipas tij eshte arritur te shmanget perkeqesimi i situates ne disa argjinatura apo dhe shembja e digave si ajo e Torovices.
Arritem te shmangim dhe menaxhojme argjinaturen e Torovices shembja e se ciles mund te sillje ujin tej Lezhes deri ne Fushe Kruje tha Ruli.
Ministri i Bujqesise tha se zonat e izoluara jane furnizuar me ushqime per banoret por edhe ushqim per gjene e gjalle pasi ne cdo zone te izoluar ka nje magazine me ushqime baze dhe gaz per ngrohje. Ministri garantoi se procesi i evakuimit eshte i kenaqshem si dhe shendeti i banoreve eshte nen kontroll. Ruli tha se ardhja e 5 helikoptereve nga shteti turk dhe ai grek ka rritur mundesite e shperndarjes.
Ruli tha se eshte punuar ne disa argjinatura qe kane pasur carje sic eshte punuar ne argjinaturen e Torovices tek e cila uji ka rene me 10-15 cm.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›