Beteja klasike ku fituesit shpallen vetem me pak vota
Njesia bashkiake nr. 10 ne Tirane konsiderohet si nje zone gri nga partite politike dhe asnjera prej tyre nuk ka mundur dot qe ta ktheje ate ne nje bastion te vetin politik. Partia Socialiste pas drejtimit te kesaj njesie bashkiake nga Mira Veizi deri ne muajin shkurt te vitit 2007 nuk ka mundur dot ta rimarre kete minibashki as ne zgjedhjet e pjesshme qe u bene ne nentor te vitit 2009. Megjithese diferenca ne 2007-n mes PD-se dhe PS-se ishte shume e ngushte partia me e madhe opozitare ne vend vendosi qe te mos merrte pjese ne zgjedhjet e pjesshme lokale rreth nje vit e gjysme me pare. Megjithate gara per zgjedhjet lokale te 2011-s ne kete minibashki edhe kete here do te konsiderohet si nje gare e forte. Dy partite e medha kane riperseritur te njejten strategji si kater vjet me pare ne rizgjedhjen e kandidateve ku PD-ja perzgjedh nje mashkull ndersa PS-ja ka perzgjedhur serish nje femer per minibashkine nr.10 ne kryeqytet. E njejta taktike eshte perdorur edhe ne zgjedhjet lokale te muajit shkurt kater vite me pare ku perballe Gerti Bogdanit kandidonte ish-kryetarja ne detyre e viteve 2007 Mira Veizi. Dhe vlen te theksohet se zgjedhjet ne kete zone ne vitin 2007 ishin mjaft te kontestuara dhe te debatuara nga dy kandidatet deri ne shpalljen definitive te fituesit. Ne fakt dy kandidatet rivale kane edhe pika te perbashketa qe lidhen me imazhin e tyre elektoral gjate fushates. Megjithese kandidatja e PS-se Alikaj ka punuar si gazetare ajo eshte diplomuar ne vitin 2009 per degen e Farmacise. Ndersa kandidati i PD-se Blendi Fuga eshte diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise per Imazheri. Por gara eshte shume e qarte dhe politike ne kete zone e cila ndodhet ne zemer te kryeqytetit sepse me 8 maj do te jene dy koalicione te ndryshme dhe jo vetem perfaqesues te PS-se apo te PD-se.