E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi Fuga Tirana duhet te filloje te marre fryme lirisht

Aleanca per Qytetarin Bizneset e vogla jane fryre nga taksat e larta

Kandidati i PD-se per njesine bashkiake numer 10 ne Tirane Blendi Fuga tregon per Shqip prioritetet e kater viteve te ardhshme te shkeputura nga platforma e demokrateve per pushtetin vendor.

Zoti Fuga si i konsideroni zgjedhjet e 8 majit

Zgjedhjet e 8 majit duhet te jene zgjedhjet me te mira qe jane bere deri me sot duke marre parasysh edhe te gjitha standardet e kerkuara nga OSBE/ODIHR. Pjesemarrja do te jete e konsiderueshme dhe fushata do te jete qete. Ne si perfaqesues te PD-se do te bejme te gjitha perpjekjet e mundshme qe zgjedhjet te jene sa me korrekte dhe te drejta. Zgjedhjet do te jene edhe me te qeta qe qytetaret te vendosin te lire ne zgjedhjen e tyre.

Cili eshte premtimi juaj ne drejtim te elektoratit te njesise bashkiake nr. 10 ne Tirane. fare do te ndryshoni ne kete zone

Se pari ajo qe dua te them eshte se Tirana duhet te filloje te marre fryme. Me gjithe potencialin intelektual te njesise sone nr. 10 nuk arrijme dot te vendosim eficensen e plote te ketyre potencialeve intelektuale ekspertizat profesionale te dhena nga shume eksperte te kesaj zone ketu nuk gjejne shprehjen per arsye se kjo minibashki i ka duart e lidhura per mungese te kompetencave qe ka. Prej shume vitesh kompetencat jane ne duart e nje personi apo individi te caktuar qe drejton bashkine e madhe. Decentralizimi i kompetencave per pushtetin vendor shtimi i hapesirave te gjelbra lulishtet dhe kendet e lojerave per femijet jane nder synimet kryesore. Dhe kjo e gjitha ne funksion per tu qendruar sa me prane qytetareve ne menyre me operative te mundshme me ekspertize profesionale. Do te trajtojme te gjitha problemet e ketij lloji qe jane probleme te urbanistikes problemet e rrugeve ujesjellesve.

Socialistet jane duke zhvilluar nje fushate me premtime per ulje taksash ne parullen Aleanca per te Ardhmen. Cilet jane prioritetet e demokrateve per garen elektorale te 8 majit

Programi i pergjithshem i PD-se eshte shpallur gjithe kete kohe ne media. Per sa i perket politikes qe te mos dalim jashte kuadrit te pushtetit vendor problemi eshte qe bizneset e vogla jane totalisht te fryra nga shumellojshmeria e taksave te larta dhe shperndarja ne shume sektore te taksave te paqena qe i kane vendosur njerez te caktuar. Keto biznese skane lidhje me kete shumellojshmeri taksash. Pra po flasim gjithmone per pushtetin vendor ata qe kane premtuar se do te ulin taksat ne kete lloj momenti nuk ka pse te premtohet pas tre mandateve ne bashkine e madhe. Ishte kjo bashki qe i ka vendosur keto taksa. Ne gjithe fushaten elektorale kryetari i Bashkise se Tiranes del e premton se do ule taksat qe i ka vendosur vete per tri mandate.

Minibashkia nr. 10 ka qene kohet e fundit nen shenjestren e Partise Socialiste e cila e ka akuzuar per listat e zgjedhesve. Cili eshte gjykimi juaj per kete ceshtje

Ato jane akuza te depozituara edhe ne prokurori dhe jane thjeshte nje propagande politike ne farsen e shpifjeve te Partise Socialiste. Kjo propagande eshte aq farse sa ne fund prokuroria dhe organet e drejtesise do te gjykojne per kete. Ne jemi per te zbatuar ligjin. Ka qytetare qe cregjistrohen nga listat per hir te nevojave ekonomike dhe eshte e drejta e tyre. Ne as nuk mund te pengojme regjistrimin dhe as te pengojme cregjistrimin. Po ju jap nje shembull. Ne godinen e nje universiteti perballe xhamise ne Rrugen e Kavajes ku behet fjale per rreth 60 banore disa dite me pare Ledi Shamku e PS-se tha se keta banore nuk figurojne me si banore te kesaj godine ne listen e zgjedhesve. Ata kane 30 vite te regjistruar ne njesine tone bashkiake. Ata jane shperndare ne njesine nr. 10 dhe nuk kane kerkuar cregjistrim nga njesia nr. 10 dhe nuk eshte ne kompetencat tona te merremi me kete problem. Jane banore mbi 30 vjet ne Tirane ne kete njesi. Ate godine e moren pronaret dhe qytetaret qe kane banuar ne ate godine dhe jane shperndare ne zonen e minibashkise nr. 10. Nuk eshte tagri yne ligjor te marrim masa per regjistrimin apo cregjistrimin e tyre.

Cili eshte vleresimi juaj per kundershtarin tuaj perballe minibashkise nr. 10

Per njesine numer 10 kandidati qe ka zgjedhur PS-ja eshte nje njeri me moral korrekt. shte pjesemarrese ne perqindjen e grave te forces politike qe ajo perfaqeson dhe mendoj se eshte e denje per garen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›