Beteja kundër Olldashit për internetin: Pse Pollo ka të drejtë?
Ka një konflikt real mes projektit Pollo për infrastrukturën e internetit dhe projektit Ulaj- Berisha, firmosur nga Olldashi. Berisha po bën asnjanësin, ndërsa Olldashi duket se është vënë në shënjestër për tu bërë kokë turku
Pas disa ditësh Ministria e Informacionit dhe Teknologjisë do të shpallë një tender publik për dhënien me koncension të një kompanie, të një projekti që parasheh ndërtimin e një rrjeti kombëtar për shpërndarjen e internetit dhe lidhjen e tij me pikat dalëse kufitare të Shqipërisë. Tenderi që do të shpallet nga Genc Pollo bie ndesh me një projekt privat të kompanisë Albanian Telecommunications Union, i cili është duke e bërë fakt të kryer ndërtimin e këtij rrjeti falë një kontrate që kjo kompani ka nënshkruar me Ministrin e Transportit, Sokol Olldashi një vit më parë.
Gazeta Panorama ka nisur prej dy ditësh një sulm ndaj Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi për këtë shkak duke u nisur nga shkresa nr. 120, e datës 23.08.2010, e cila i jep të drejtën shoqërisë Albanian Telecommunications Union për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike me përdorim ekskluziv.
Urdhri i Ministrit Olldashi krijon një situatë monopol në infrastrukturën e shpërndarjes së internetit në vend si dhe në bankën e ruajtjes të së dhënave në Shqipëri. Vendimi i Olldashit është antiligjor dhe cenon realisht konkurrencën në vend, pasi është ndërmarrë duke anuluar projekte të ngjashme të nisura më parë nga katër kompani shqiptare dhe është sanksionuar ndalimi i veprimtarive të ngjashme për 40 vite më pas, afërsisht sa të jenë gjallë dy nënshkruesit.
Tenderi i shpallur nga Ministri Pollo ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin Berisha, i cili praktikisht konsiderohet pronari de facto i kompanisë Albanian Telecommunications Union, e cila është në pronësi reale të Bashkim Ulaj, biznesmenit të familjes së tij. Kjo ka rritur ndjeshëm tensionin në qeveri, dhe ka acaruar raportet mes Sali Berishës, Sokol Olldashit dhe Genc Pollos. Berisha po përpiqet ta mbajë nën kontroll skandalin, duke lejuar një gazetë afër tij të sulmojë Olldashin deri tek prika që nuk preket Ulaj dhe po ashtu ti hapë rrugë Pollos të bëjë tenderin, por pa prekur investimin e deritanishëm të Ulaj. Burime të gazetës TemA mësuan se Ulaj i është drejtuar gjykatës së Tiranës kundër qeverisë shqiptare për këtë tender që po hap, i cili sipas tij bie ndesh me kontratën që ai ka nënshkruar me Ministrin Olldashi.
Historia e pistë e shmangies së konkurrencës
Kontrata mes Albanian Telecommunications Union dhe Ministrit Olldashi erdhi pasi pronari real i kësaj kompanie, Bashkim Ulaj, kishte marrë më parë bashkë me tri kompani të tjera një licencë për këtë infrastrukturë. Duke parë leverdinë e saj, ai përdori pushtetin për ti nxjerr ato nga gara dhe për të qenë i vetëm në këtë biznes.
Katër kompani në vitin 2009 kishin lidhur kontrata me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për përdorimin e rrugëve kombëtare, hapjen anësore të tyre dhe shtrimin e fibrave optike drejt pikave kufitare të vendit. Më 9 dhjetor të vitit 2009, katër urdhra të ministrit Olldashi (nr. 150, 151, 152, 153) i fshijnë të katra kontratat respektivisht me firmat Albanian Satelite Communication, Fiber Network Albania, Gener 2 dhe Vëllezërit CINA. Këtu qëndron dhe korrupsioni real. Një nga këto katër kompani, ajo e quajtur Gener 2 është kompani e Bashkim Ulaj, biznesmen i familjes Berisha, i cili po fiton monopole gjithandej në tregun shqiptarë të ndërtimit të rrugëve, koncesioneve minarere, fabrikave të çimentos, koncesioneve në porte etj. Duke parë leverdinë e kësaj pune, presidenti i kësaj kompanie duket se i ka sugjeruar Olldashit anulimin e katër kontratave dhe lidhjen e një kontrate të re që Ulaj e ka riformuar më pas me një ortak grek, të cilin së fundi e ka nxjerrë nga loja.
Kompania Albanian Telecommunications Union figuron e krijuar në 24/02/2010, pra disa muaj pasi Olldashi ka anuluar katër kontratat e mëparshme. Isuf Ahmetaj është nip i Bashkim Ulaj me banim në SHBA, dhe është pronar formal i kompanisë me 80 përqind, ndërsa grekët që morën përsipër ndërtimin e serverit të kësaj kompanie në autostradë kanë 20 për qind, të cilët së fundmi i kanë rikthyer tek pronari real. Zyrat e kompanisë janë te kulla e Bashkim Ulaj pranë RTVSH, ABA Business Center.
Kontrata i jep monopol Familjes Berisha- Ulaj për gjysëm shekulli
Kontrata e firmosur nga Sokol Olldashi me kompaninë e re të krijuar nga Bashkim Ulaj i jep të drejtën në mënyrë të paprecedent për një periudhë 40-vjeçare kompanisë Ulaj- Berisha me qendër në New Jersey. Urdhri i datës 23 gusht 2010 i jep të drejtën shoqërisë Albanian Telecommunications Union të përdorë të gjitha rrugët kombëtare për ndërtimin e rrjeteve me fibra optike për lidhjen e internetit. Urdhri i garanton firmës përdorimin e rrjetit për 20 vite me të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera, në mënyrë ekskluzive. Në nenin 16 të shtojcës së kontratës thuhet: Kjo leje ka afat vlefshmërie prej 20 vitesh, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj, por për shkak të vlerës së lartë të investimit dhe kostos së vetëshlyerjes së tij, ripërtërihet automatikisht për të një periudhë tjetër 20-vjeçare.
Skandali është se kjo kompani ka çarë rrugët kryesore të vendit pa depozituar asnjë lek për dëmet që ka sjellë. Rruga e Kombit, që ka kushtuar 1 milionë euro, tashmë është e masakruar prej kësaj kompanie edhe pse shqiptarët kanë paguar që bashkë me rrugën të bëhet dhe një aneks në anë të saj ku kalojnë poshtë tuba ku mund të shtrohen kabëll interneti. Pra, Ulaj nuk ka pranuar të përdorë tubat që ndërtuesi i rrugës ka lënë në dispozicion të këtyre projekteve respektive, por ka ndërtuar tubin e vet për ti shitur qeverisë një shërbim për të cilin qeveria ka paguar një herë me paret e taksapaguesve shqiptarë.
Në këtë pikë Ministri Genc Pollo ka të drejtë pasi qyshkurse ai është bërë Ministër i Teknologjisë është vendosur rregull që çdo rrugë e re që ndërtohet të ketë tubin ku kalojnë kabllot e internetit apo telekomit. Fakti që Olldashi ndërton rrugë me tubo të gatshme për kablle, dhe jep edhe licencë për të rihapur rrugët dhe për të shtruar kabllo private është tërësisht e jashtëligjshëm dhe i dënueshëm.
Në kontratë specifikohet se firma do të ndërtojë anës të gjitha rrugëve kombëtare 6 fibra optike. Nga këto, 2 janë të sajat dhe do të përdoren ekskluzivisht prej saj, kurse katër linjat e tjera do të tregtohen, por me kushte të vendosura nga ajo. Po ashtu Ministri ka caktuar në mënyrë antiligjore vlerën që duhet ti paguajë kjo kompani shtetit në masën 4 për qind të xhiros së saj dhe nuk jep asnjë garanci për dëmet që u janë shkaktuar rrugëve apo pasojat e mëvonshme.
Rrugët që ka hapur kompania Albanian Telecommunications Union
Tiranë-Vorë-Milot-Shkodër-Han i Hotit
Shkodër-Murriqan
Milot-Kukës-Morinë
Vorë-Durës-Rrogozhinë-Elbasan-Librazhd-Pogradec-Tushemisht-Përrenjas-Qaf-Thanë
Pogradec-Kapshticë
Rrogozhinë-Lushnjë-Fier-Vlorë
Fier-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë
Gjithë favoret e Berishës për kompaninë e Bashkim Ulajt
-Është favorizuar në çarjen e rrugëve për shtrirjeve e tubove për fibrat optikë. Përveç favorizimit për të kthyer në monopol linjat e internet, çarja e rrugës çon në prishjen e shpejtë të saj. Ndërkohë, në të gjitha anët e rrugëve të ndërtuara me fondet publike, janë vendosur tubot.
-Është favorizuar në marrjen e tenderave për ndërtimin e rrugëve gjatë periudh