E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vdes 30- vjeçari, hidhet nga kati i 5-të

Një 30- vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një ndërtese.

Taip Çiço, mësohet se në momentin e hedhjes ka qenë në kushte depresioni.

Ngjarja ka ndodhur tek sheshi Avni Rustemi në Tiranë, ndërsa 30- vjeçari ka gjetur vdekjen menjëherë për shkak të përplasjes së fortë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që kanë çuar viktimën drejt vendimit fatal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›