E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Pergjithshme: S'ka hetim per kabllogramet

Pas publikimit pardje ngatelevizioni kombetar Top Channel te nje lajmi i cili me tej u perdor nga disa media te tjera, Prokuroria e Pergjithshme ka dale dje me prononcim zyrtar duke e hedhur poshte. Top Channel dy dite me pare transmetoi se Ina Rama kishte vendosur qe te niste nje hetim lidhur me publikimet qe u bene keto dite nga Eikileaks per Shqiperine. Prokuroria e Pergjithshme u deklarua dje zyrtarisht se ajo as nuk ka nisur dhe as nuk ka ndermend qe te nise ndonjehere hetim per kabllogramet e Eikileaks. Permes nje deklarate zyrtare qe u dha nga Plator Nesturi, zedhenes i Prokurorise se Pergjithshme, thuhej se "duke iu referuar disa informacioneve te publikuara ne disa media, Prokuroria Shqiptare ben me dije se nga ana e ketij institucioni nuk eshte ngritur asnje grup i posacem hetimor lidhur me kabllogramet e dhena nepermjet Wikileaks e te pasqyruara ne media".

Top Channel nuk citonte burime zyrtare ne lajmin e emetuar por burime qe sipas saj kishin bere te ditur se do te nisnin hetime lidhur me aferat e dyshuara qe pretendohej ne dokumentet e Wikileaks. Behet fjale per disa kabllograme qe ambasada e SHBA-ve, i dergonte Departamentit Amerikan te Shtetit, rregullisht dhe konform rutines qe zbatohet sistematikisht nga cdo ambasade. Nje pjese e stafit te cdo ambasade bejne permbledhje te shtypit shqiptar te cilen me pas e dergojne ne ministrine e tyre te Jashtme se bashku dhe me informacione te marra ne rruge operative si ne biseda me politikane apo zyrtare dhe gazetare. Ne to, duke cituar pasazhe te shtypit shqiptar, jepeshin nje bollek dyshimesh per afera trafiqesh dhe te tjera, qe rendom keto vite "denoncohen" ne shtypin dhe median elektronike shqiptare. Lidhur me lajmin e Top Channel, u kontaktuan zyrtaret e shtypit te Prokurorise se Pergjithshme. Ata pohuan se nuk ka asnje nisje te ndonje hetimi zyrtar qe te bazohej ne dokumentet e Eikileaks. E nese do te ishte e kunderta, pra do te kishte nisur ndonje verifikim apo hetim i tille, Ina Rama do te behej Prokurorja e Pergjithshme e pare ne bote qe do te merrej ne menyre zyrtare me thashethemet e Wikileaks.

Wikileaks, Gjokutaj: Absurde nisja e hetimeve

Nisja e hetimeve nga organi i akuzes per te dhenat e Wikileaks eshte qesharake dhe absurde per avokatin, Genc Gjokutaj. Megjithese diten e djeshme Prokuroria reagoi duke deklaruar se nuk kane nisur hetime per keto publikime, te henen mediat raportuan se organi i akuzes kishte nisur hetimet per keto te dhena. Ne nje interviste per TV Klan, avokati Genc Gjokutaj , deklaroi se nisja e hetimeve nga ana e Prokurorise mbi materiale te tilla eshte qesharake dhe absurde. "Ne rast se opinioni yne publik, mediatik, politik, juridik do te marre per baze dhe do ti jape rolin e gjykatesit Wikileaks-it, atehere une mendoj qe jemi ne limitet e nje situate te pakontrolluar. Sic kam dijeni aty thuhet x person takoi filan person dhe i tha kete bisede, atehere urdheroni merreni juridikisht apo logjikisht, si do ta verifikosh kete me cfare cilesie do ti therrasesh personat, si e provon ti kete takim kete bisede te lene" u shpreh Gjokutaj i cili deklaroi se ne kete rast prokuroria duhet te hetoje burimin se nga kane dale keto te dhena dhe jo te hetoje biseda te zyrtareve, ministrave, apo individeve qe kane marre dhe dhene informacione per llogari te nje trupi diplomatik. Kjo per avokatin eshte shkelje e te drejtave te njeriut. "Vertetesia e ketyre informacioneve eshte e dyshimte, me sakte duhet shikuar burimi nga vijne keto informacione. Une mendoj se ne nuk i kemi kushtet sic mund ti kete bota, policite e internetit, qe ta hetojne kete pune dhe per me teper per te vene perpara pergjegjesise njerez. Nuk mund te hetohet jeta private e nje personi qofte shtetas i thjeshte qofte shtetar, qofte nepunes, qofte biznesmen. Ne menyren me absolute nuk mund te hetohet dhe te ngrihet nje grup hetimor dhe te germoje ne jeten e tij qofte publike, qofte private dhe kjo shoqerohet me nje kosto shume te madhe. Kosto e cila ka ndodhur dhe asnjehere nuk eshte paguar" shtoi me tej avokati, Genc Gjokutaj. Si ish- avokat i nje prej personave te permendur ne kabllogramet e Wikileaks, Gjokutaj terheq vemendjen per ndergjegjesim dhe shmangien e cdo veprimi qe juridikisht eshte nul nga ana e Prokurorise. Ai deklaron se nisma te tilla kane dhe konotacion politik. "Mendoj qe Prokuroria, nje organ kushtetues, perpara se te ulet ne kompjuter per te pare Wikileaks duhet te ndermarre nje reforme ligjore per sa i perket dhe organizimit te saj por edhe bazen ligjore. Shtypi duhet te jete i lire por jo rebel qe te botoje gjithcka qe i serviret" perfundoi Gjokutaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›