E Diel, 1 Nëntor 2026

Besnik Bare jep doreheqjen nga Tirana

Kryetari i deges se Partise Socialiste per Tiranen, Besnik Bare ka dhene dje doreheqjen nga ky funksion ne seline roze. Deputeti i Partise Socialiste mesohet se ka paraqitur zyrtarisht kerkesen tek kreu i Partise Socialiste. Nderkohe qe ne kete pozicion eshte komanduar nga Rama deputeti i PS-se, Samir Tahiri. Zyrtarisht ky largim lidhet me nje vendim personal te Bares. Nderkohe qe burime nga selia roze bejne te ditur se shkak ka qene rezultati i zgjedhjeve ne Tirane. Bare ja ka paraqitur dy dite me pare doreheqjen kreut te PS-se, Edi Rama, i cili mesohet se e ka pranuar ate. Me pas eshte zhvilluar dhe mbledhja e deputeteve te Tiranes, ku eshte diskutuar per kandidaturat e mundshme. Si kandidatura me e pershtatshme eshte vleresuar ajo e Saimir Tahirit, deri ne mbledhjen e forumeve per te zgjedhur kryetarin e ri sipas statutit. Largimi i deputetit te PS-se, nga drejtimi i partise qe ka numrin me te madh te anetareve ne rang vendi, lidhet dhe me permendjen qe disa deputete te PS-se kane bere ne media, ne lidhje me berjen e analizave per qytetet ku PS-ja nuk arriti rezultat pozitiv. Keto qendrime ne lidhje me rezultatin, duket se kane bere qe edhe presioni ndaj kreut te deges se PS-se ne kryeqytet te jete me i madh. Ne krahasim me zgjedhjet e kaluara, Partia Socialiste dhe kandidati i saj Edi Rama, ne Tirane moren rreth 20 mije vota me pak. Gje qe solli dhe humbjen e kreut te PS-se ne garen e tij, per nje mandat te katert ne Tirane. Por nga ana tjeter, pranimi i doreheqjes se Bares nga PS-ja e Tiranes ka konfirmuar dhe pranimin e humbjes nga Rama ne zgjedhjet e tete majit. Tahiri do te qendroje ne kete post deri ne mbledhjen e forumeve dhe Asamblese se PS-se se Tiranes, nga e cila do te zgjidhet me pas dhe drejtuesi i ri. Por duket se gara mes kandidateve te radhes do te jete formale, duke qene se Tahiri ka mbeshtetjen e Rames dhe eshte nje nga deputetet qe ne zgjedhjet e tete majit doli me rezultat pozitiv. Ne njesine vendore numer 6 ne "Kombinat", nga e cila eshte zgjedhur deputet dhe Tahiri, kandidati i PS-se per zgjedhjet vendore arriti te shpallej fitues. Zgjedhjet vendore ne Tirane per Partine Socialiste kane njohur nje nga rezultatet me negative. Nga 9 njesi bashkiake qe PS-ja drejtonte pas zgjedhjeve te vitit 2007, Partia Socialiste humbi pese njesi ne zgjedhjet e 8 majit. Rezultati i zgjedhjeve vendore ne Tirane ka qene 7 me 4 per koalicionin "Aleanca per Qytetarin", te drejtuar nga Partia Demokratike.

Doreheqja

Zyrtarisht ky largim lidhet me nje vendim personal te Bares. Nderkohe qe burime nga selia roze bejne te ditur se shkak ka qene rezultati i zgjedhjeve ne Tirane. Bare ia ka paraqitur dy dite me pare doreheqjen kreut te PS-se, Edi Rama, i cili mesohet se e ka pranuar ate. Me pas eshte zhvilluar dhe mbledhja e deputeteve te Tiranes, ku eshte diskutuar per kandidaturat e mundshme. Si kandidatura me e pershtatshme eshte vleresuar ajo e Saimir Tahirit.

Analiza per humbesit edhe ne rrethe

Gjesti i deputetit te Tiranes duket se do te shoqeroje dhe nje sere doreheqjesh te tjera ne rrethet ku Partia Socialiste nuk ka marre rezultate pozitive. Burime nga selia roze thane dje se analiza e bere ne rrethe, ne lidhje me rezultatin ne zgjedhjet e tete majit, ka nxjerre dhe nje sere problemesh ku strukturat e PS-se nuk kane funksionuar. Per kete qellim pritet te kete dhe nje sere largimesh nga postet drejtuese te Partise Socialiste ne deget e saj. Edhe pse kjo analize i paraprin kongresit zgjedhore dhe ristrukturimit te forumeve ne baze, keto vendime pritet te jene me shume nje mase per mos permbushjen e objektivave nga drejtuesit e degeve. Ne liste nuk jane vetem kryetaret e rretheve ku PS-ja nuk ka arritur te marri drejtimin e njesive vendore, por do te analizohet dhe rezultati qe eshte marre per keshillat bashkiak, ku nje pjese e mire e tyre jane marre nga koalicioni i mazhorances. Pak pas mbylljes se procesit zgjedhor, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama nisi nje tur ne disa prej qyteteve kryesore te vendit, ku kerkoi nisjen e analizave me qellim nxjerrjen e pergjegjesive. Keshtu Rama ka kritikuar punen e bere ne qarkun e Elbasanit, ku pervec Bashkise se Elbasanit dhe Gramshit, rezultati ne njesite e tjera vendore nuk ka qene pozitiv. E njejta gje dhe per Bashkine e Lezhes si dhe per bashkite dhe komunat e tjera ku nuk u arrit rezultat pozitiv. Pjese e kesaj analize duket se do te jete dhe kongresi i radhes per zgjedhjen e strukturave. Ku nder pikat per te cilat eshte debatuar dhe ne mbledhjen e Asamblese Kombetare eshte dhe ajo e mos kandididimit te kryetareve ne rrethe qe nuk kane fituar zgjedhjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›