Basha emëron drejtor të lejeve të ndërtimit arkitektin e pallateve të tij në Vlorë

Faksimile e lejes se ndertimit ku spikat emri i Barbullushit dhe vjehrrit te Bashes, Xhafer Isufi
Lulzim Basha ka emëruar si drejtor të lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës Renato Barbullushin, arkitektin që ka kryer projektimin e studimin urbanistik të kompleksit të vjehrrit të tij tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Skandali i ndërtimit të një kompleksi të tillë u denoncua nga gazeta Tema, që solli dokumente se si vjehrri i Lulzim Bashës po ndërtonte një pallat mbi det. Basha në këtë mënyrë ka vendosur të shpërblejë autorin e këtij projektimi duke i dhënë një detyrë të rëndësishme në bashki.
Por të gjitha emërimet e Bashës kanë qenë të tilla që kur kunati i tij mori detyrën e rëndësishme të sekserit në bashki ditën e betimit të Bashës.
Në krye të policisë bashkiake u vendos Florenc Hoxha, një njeri i akuzuar nga Këshilli i Europës se kishte masakruar protestuesit e 21 janarit dhe që u përfshi së fundmi një tjetër skandali pasi dhunoi dy punonjëse të tatimeve. Si drejtoreshë e personelit u vendos Lindita Dedgjoni, e cilat njihet me emrin tezja për shkak se e ka ndjekur kudo pas në detyrat e tij Bashën sepse është vajza e tezes së gruas. Ndërsa drejtoreshë operative tek tatimet është vendosur motra e shoferit të kunatit të Lulzim Bashës.
Lulezim Basha po ndërton dy pallate mbi ujë në Vlorë, projektuar nga ky arkitekt. Ndërkohë mësohet se ish- drejtuesi i Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar, Gjergj Bojaxhiu ka denoncuar ndërtimet si të paligjshme dy ditë para se të shkarkohej.
