Beteja me korrupsionin Arvizu Jo privilegje nga imuniteti. Berisha i paraqet PS dy variante

Shtetet e Bashkuara të Amerikës garantojnë qeverinë shqiptare se do ta ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu thotë se në luftën kundër korrupsionit, zyrtarët nuk duhet të fshihen pas privilegjeve të imunitetit. Ai kërkoi nga partitë politike që t`i referohen progress-raportit të 12 tetorit të këtij viti për të konsideruar si prioritet axhendën e integrimit.
"Të gjithë e kuptojmë se Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara. Ne kemi folur shumë për korrupsionin dhe sa edëmton ai të drejtën e pronësisë, referuar edhe raportit të fundit të BE-së për Shqipërinë. Partitë politike duhet ta shohin këtë si një mundësi për të rivlerësuar dhe gjetur mënyrat sesi cohet përpara axhenda e integrimit. Lufta e Korrupsionit nuk është vetëm dyluftim verbal,por ka të bëjë me ata qëkanë poste me përgjegjësi. Megjithatë privilegjet e imunitetit nuk duhen lejuar në asnjë rast"- tha ambasadori Arvizu.
Duke folur për imunitetin, kryeministri Sali Berisha I ofron opozitës dy variante. Referuar draftit të propozuar nga ekspertët europian, shefi i qeverisë thotë se është i gatshëm të bëjë sëbashku me opozitën ligjin organic për heqjen e imunitetit ose të pranojë edhe ndryshimin e Kushtetutës vetëmpër këtë çështje.
“Në një seminar krahas opsionit për të hequr imunitetin me ligj organik të sugjeruar nga komisioni i Venecias, u mbështet nga ekspertë ndërkombëtar dhe opsioni për ndryshim të Kushtetutës. Unë garantoj opozitën se jam i gatshëm për secilin nga këto dy variantet"- tha kryeministri Berisha.
Nga ana tjetër,opozita tregohet skeptike për ofertën më të fundit të kryeministrit Berisha. Deputetja Arta Dade shton se socialistët do të ulen me demokratët në një tryezë në momentin që mazhoranca do të marrë parasysh paketën e integrimit kombëtar prej 10 pikave të PS-së.
“Dëgjova me vëmendje, nuk e di nëse e ka seriozisht sepse çdo ditë i ndryshon opsionet që hedh në publik. PS e ka bërë ofertën e vet, është duke punuar me mjaft seriozitet edhe për të adresuar të gjitha cështjet që ngrihen në raportin e progresit për 2011. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, shpresojmë që ta ketë seriozisht”- deklaroi Dade.
Përtej retorikës së përplasjeve dhe përvecc ccështjes së imunitetit, mazhoranca ofron gjithashtu bashkëpunimin për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit sipas modelit të Parlamentit Europian.
Erion Ajazi Azhornuar së fundi ( e premte , 21 tetor 2011 )