Tenton te grabise argjendarine. Vret pronarin
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytet pasditen e së premtes, në afërsi të kryqëzimit mes rrugës “Siri Kodra” dhe “Ferid Xhajko”, pranë dispacerisë. Një person i maskuar i cili ka pasuar si qëllim grabitjen e një argjendarie ka vrarë në tenativë e sipër pronarin e saj. Rrapo Sinanaj 62- vjeç, pronari i argjendarisë ka ndëruar jetë pasi ka marrë një plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta kur në biznesin privat ka hyrë një person me maskë dhe i armatosur i cili i ka kërkuar pronarit të saj t’i japë të gjitha paratë e xhiros si dhe bizhuteritë që ndodheshin në argjendari.
Por 62- vjeçari pronari i biznesit ka kundërshtuar duke u ndeshur dhe fizikisht me agresorin të cilin ka tentuar t’i heqë maskën, por konfrontimi ka qenë fatal për drejtuesin e argjendarisë, i cili ka marrë një plumb në kokë ndërkohë që grabitësi i armatosur është larguar me shpejtësi i ndihmuar dhe nga një person tjetër me motor.
Policia ka mbërriur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve të këtij krimi. Ndërkohë mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar për të marrë në pyetje rreth kësaj ngjarje rreth 15 persona.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 22 tetor 2011 )