E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Beteja ne Asamblene e Pergjithshme s'ka perfunduar ende"

Serbise i nevojiten 97 vota nga anetaret e Kombeve te Bashkuara per t'u aprovuar kerkesa e saj, qe ceshtjen e ligjshmerise se pavaresise se Kosoves ta vere para Gjyqit Nderkombetar. Pervec kesaj, eksperti per te drejten nderkombetare, Afrim Hoti, vlereson se paraprakisht Beogradit zyrtar, i nevojitet konfirmimi se kjo ceshtje do te mund te jete ne axhende ne sesionin e sivjetshem te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Vendimi i Komitetit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara qe ka formalizuar kerkesen e Serbise per ta futur ne shqyrtim dhe votim ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, ligjshmerine e pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare, eshte vetem fillimi i ketij procesi. Keshtu vleresojne ekspertet e se drejtes nderkombetare dhe analistet politike ne Kosove. Afrim Hoti, ekspert i se drejtes nderkombetare, thote se kjo ceshtje e ka edhe nje barriere per ta kaluar, para se te dale ne sesionin e sivjetme te Asamblese se Kombeve te Bashkuara. "Edhe nje here, paraprakisht, para se te diskutohet ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, do te konfirmohet ne agjenden e sivjetme te sesionit te Kombeve te Bashkuara, nderkohe qe per kete kerkese do te votohet sigurisht diku ne fillim te tetorit apo mbase edhe pak me vone", shpjegon Hoti. Sipas tij, kjo kerkese duhet te fitoje ose te marre 50 per qind plus nje, te votave, qe do te thote, nga 192 shtete anetare te Kombeve te Bashkuara, 96 shtete, plus nje. "Nese Serbia merr 97 vota nga anetaret e Kombeve te Bashkuara, atehere konsiderohet se kerkesa e saj eshte aprovuar", theksoi ai. Per te, shtetet qe do te ishin per dergimin e kerkeses se Serbise ne Gjykaten Nderkombetare, do te bazoheshin ne te drejten nderkombetare dhe ne legalitetin.

Hoti: Nuk do te kete pengese lidhur me statusin

Sipas ekspertit per te drejten nderkombetare, Afrim Hoti, Kosova nuk do te shohe ndonje pengese qe lidhet me statusin. "Nderkohe qe shtetet tjera, te cilat do te kundershtonin kete kerkese, do te mbeshteteshin ne teorine qe Kosova ka shpallur pavaresine bazuar ne parimin fondamental te se drejtes nderkombetare, qe eshte parimi i vetevendosjes", sqaron Hoti, ku sipas tij, nuk ka nevoje qe te kerkohet legalitet per kete status.

Nisma

Beogradi zyrtar po ben perpjekje te njepasnjeshme per te ndaluar njohjen e shtetit te ri te Kosoves. Nisma e saj drejtuar Gjykates Nderkombetare ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara per te vertetuar legjitimitetin, u pranua per tu shqyrtuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›