E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet, bojkot per mos perfaqesim ne diplomaci

Grupi joformal i grave deputete te Kuvendit te Kosoves, ne shenje pakenaqesie per mosperfshirjen e asnje gruaje ne korin diplomatik te Kosoves, kane bojkotuar per 15 minuta te premten punimet e seances se rregullt plenare te Legjislativit Kosovar. Deputetja e opozites, Besa Gaxheri, e cila mori fjalen ne emer te grave deputete, ka thene "se kjo proteste behet per faktin se grate e Kosoves jane anashkaluar nga institucionet e Kosoves qe te jene pjese perberese e diplomacise kosovare". Ajo ka kerkuar edhe nga deputetet qe te solidarizohen me kerkesat e grave, keshtu qe detyroi gjithe Kuvendin qe te shkoje ne pushim te detyrueshem, para se te filloje seanca.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›