Beteja në GJND, kyçe për Ballkanin Perëndimor
Derisa titujt mbi krizën financiare përbëjnë kryelajmet në shtypin botëror, në Serbi informacionet vazhdojnë të lidhen me Kosovën. Dërgimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë u cilësua si fitore diplomatike nga Serbia.
Por, asnjë fitore nuk zgjat shumë në Ballkan. Një ditë pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Maqedonia dhe Mali i Zi njohën Kosovën. Njohjet vazhduan dhe pas dërgimit të çështjes në Gjykatë. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Malajzia e kanë njohur Kosovën.
Me gjithë faktin se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është detyrues, nuk ka dyshim rëndësia politike e vendimit për secilën nga palët. Beogradi tani përballet me dy beteja. Nga njëra anë është paraqitja e rastit para drejtësisë ndërkombëtare dhe, e dyta, forcimi i pushtetit në zonat e populluara me serbë në Kosovë.
Ministri aktual për Kosovën në qeverinë e Serbisë është pragmatiku Goran Bogdanoviç, që është pranë Tadiçit, por njëherësh gëzon edhe respektin e ekstremistësve në veri të Mitrovicës.
Rasti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pritet të marrë rreth dy vjet. Ndonëse dy vjet nuk janë shumë, Beogradi shpreson që me mbështetjen e serbëve të Kosovës ta gjejë veten në një pozitë të fuqishme, kur ndoshta do të kërkojë një ndarje jo të dhunshme, si e vetmja zgjidhje për Kosovën.
Nga ana tjetër, Prishtina vazhdon të llogarisë ndihmën ndërkombëtare për të mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë. Autoritetet e Kosovës duhet t'i përdorin dy vitet e ardhshme për të vendosur një lloj autoriteti në zonat e Kosovës të populluara me serbë. Një sukses sado i vogël në dukje ishte rihapja e gjykatës së Mitrovicës, pas një mbylljeje tetëmujore si pasojë e protestave nga serbët e Kosovës, që lanë një paqeruajtës ukrainas të vdekur.
Pavarësisht fushatës së vazhdueshme kundër pavarësisë së Kosovës, Beogradi pa ish-kryeministrin Vojisllav Koshtunica është një vend që mirëpritet më shumë nga BE-ja. Beogradi mund të bjerë dakord me BE-në për mandatin e EULEX-it, në shkëmbim të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Dy vitet e ardhshme do të jenë kyçe për Ballkanin Perëndimor. Serbia do të fokusohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në terren, në zonat e populluara me serbë në Kosovë.
Nëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare do të jetë në favor të Serbisë, atëherë Bashkimi Evropian mund të jetë i detyruar të pranojë një zgjidhje të re, siç mund të jetë ndarja paqësore. Nëse kjo do të thotë që Serbia do të pranojë pavarësinë e pjesës tjetër të Kosovës, atëherë ndoshta mund të pranohet edhe nga Prishtina.
Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos kundër Serbisë, atëherë Beogradi nuk do të ketë më opsione për të luajtur. Në një rast të tillë, Bashkimi Evropian mund të presë një shtyrje të panevojshme të kësaj çështjeje, derisa do të kemi edhe shtyrje të pacaktuara për anëtarësimin e Serbisë në BE.