Ringritja e Galerisë Kombëtare
Më duhet të them në krye të radhës se ky shkrim merr shkas nga disa intervista botuar kohët e fundit në shtyp mbi funksionimin e GKA-së.
Prej më se gjashtë muajsh Galeria Kombëtare është përfshirë në një valë transformimesh të mëdha në strukturë dhe koncept. Rezultatet do të jenë të prekshme dhe do të shihen së shpejti nga të gjithë ata që do të vijnë e do të shikojnë ambientet dhe koleksionet e saj, më në fund të ekspozuara brenda atyre standardeve që ka çdo muze arti kudo në botë. Thuajse të gjitha ambientet janë përfshirë në një skemë ndryshimesh, zhvendosjesh dhe rinovimi total nëpërmjet një pune që është e ngjashme në përmasë dhe volum vetëm me nivelin e punës kur Galeria u ndërtua, gjatë viteve 1974-1976. U jam mirënjohës të gjithë atyre aktorëve, përfshirë dhe ata politikë, për mbështetjen e pandërprerë dhe të prekshme financiare që po japin gjatë gjithë këtij procesi shndërrues për Galerinë.
Lind pyetja: “Përse i gjithë ky transformim i një godine që duket e rrethuar paqësisht nga gjelbërimi i butë?”
Galeria Kombëtare, si e vetmja hallkë e mbetur në këmbë e sistemit të vjetër komunist të funksionimit të artit në Shqipëri, me përmbysjen e këtij të fundit u gjend përballë një realiteti të ri politik dhe rrjedhimisht, një nevoje të ngutshme për ndryshim. Këto ndryshime filluan të reflektoheshin në aktivitetin e Galerisë së aso kohe duke krijuar të parat ekspozita (konkurse) kombëtare për artet pamore që më pas do të ktheheshin në ndërkombëtare. Bashkë me krijimin e modelit të aktiviteteve ndërkombëtare, të cilat filluan të zhvilloheshin në Galerinë Kombëtare, u shfaq edhe tendenca për kontrollimin e tyre, e cila më vonë u shndërrua në monopolizim.
Për vite me radhë Galeria e Arteve u kthye në një stacion servisi për njerëz me CV të improvizuara sipas nevojave politike të momentit, duke e kthyer atë në një han pa zot për aktivitete private që nuk kishin asnjë lidhje me të. Ndër më shkatërrimtaret prej këtyre aktiviteteve është pa dyshim Bienalja e Tiranës.
Fatkeqësisht, Galeria, i vetmi institucion dhe më i madhi në tipologjinë e tij në Shqipëri, më pas vetëm emrin kishte të tillë. Godina u keqpërdor dhe u degradua plotësisht, aq sa gjithçka ndodhej në zgrip të shkatërrimit, nga individë manipulatorë dhe dallaveraxhinj të cilët për vite me radhë u identifikuan me të për të shfrytëzuar pa kriter çdo sallë, zyrë, mjet dhe cep të saj. Ruajtja e status-quos së përfitimit me të gjitha mënyrat prej paralizës së plotë në të cilën e zhytën Galerinë, ishte krijuar sipas një plani të qartë dhe të paramenduar, të mbrojtur me cinizëm provincial, për interesa të drejtpërdrejta politike dhe financiare. Janë të përkthyera nga vetë dora e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës në vitin e largët 2000 këto fjalë: “Ideologji… do të thotë dhe njohje e falsifikuar e realitetit që klasa sunduese e përdor për përpunim dhe konsum të saj…” Nuk vonoi gjatë dhe sapo erdhi në krye të kulturës së aso kohe, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës kujtoi fjalët e Akille Bonito Olivas, i shkuli nga korniza analitike e tij, i bëri ide dhe platforma për veten dhe ata që e sponsorizuan dhe ua vuri si detyra të qarta shtëpie për zbërthim e zbatim majmunëve më të shkathët politikë e artistikë që kishte në dispozicion për një përfitim personal, përfshirë dhe atë artistik.
Lindën kështu aktivitetet e projektuara me një mision të qartë për t’i shërbyer politikës dhe qëllimeve të saj, fillimisht si aktivitete publike me status të paqartë e që më pas do të privatizoheshin dhe do të deklaronin pronarin, për t’iu shtuar listës së gjatë të informalitetit të ekonomisë së pistë shqiptare të kohës. Dhe si çdo biznes i këtij lloji, ishte i nevojshëm një institucion shtetëror për ta shaluar dhe mjelë, dhe ajo do të ishte Galeria Kombëtare, e cila pësoi deformime të rënda në gjithë strukturën dhe orientimin e saj. Ishte e qëllimshme tendenca për të mos ekspozuar koleksionin e veprave të saj, sepse duhej krijuar ideja se Galeria është një qendër emergjente arti që nuk ka vend për koleksione të përhershme dhe se gjithçka duhet të jetë përherë në ndryshim. Edhe ai farë koleksioni i ekspozuar përdorej në funksion të kuratorëve të huaj që ftonte bienalja dhe megjithëse disa nga ta, edhe pse të njohur, rrallë në jetë do t’u jepej një mundësi e dytë për të bërë ndërhyrje në sallat e një muzeu serioz arti. Hapësira të dëmtuara që shkatërroheshin përditë e më shumë në funksion të serive dhe akteve të bienales. Humbje dhe dëmtime të pallogaritshme për këtë institucion i cili edhe sot lufton përditë për të riparuar dëmin në gjithë ambientet e saj. Kjo është gjendja që lanë pas këta njerëz, që sot me paturpësi japin opinione se si duhet të funksionojë ajo: Shkatërrimi i një institucioni publik dhe ndërtimi i një institucioni privat, brenda Galerisë Kombëtare të Arteve për aq kohë sa koniukturat politike e favorizuan një gjë të tillë.
Kujt i shërbeu e gjitha kjo?
Kjo i shërbeu vetëm interesit të disa individëve manipulatorë të cilët ndërtuan aktivitete të tilla, që u shfrytëzuan dhe vazhdojnë të shfrytëzohen edhe sot (jashtë Galerisë) nga pronarët dhe tutorët politikë të tyre. Këto lloj organizimesh përfshirë edhe “ardhjen” e radhës, janë vite dritë larg ndërtimit të një sistemi arti në Shqipëri siç rëndom përpiqen t’i shesin, për një fakt shumë të thjeshtë, sepse kanë lindur për t’i shërbyer politikës dhe interesave të saj.
Këto lloj aktivitetesh, pronarët e të cilëve sot na i shesin si sakrifica dhe heroizma të mëdha në emër të artit bashkëkohor, përveçse kthimit në gërmadhë të GKA-së, mision ky i përmbushur plotësisht, asgjë tjetër nuk sollën. Se sa mirëdashës janë këta njerëz ndaj artit bashkëkohor, mjafton të përmendim rastin e pavijonit shqiptar në Bienalen e Venecias, kur nuk lanë gjë pa bërë për të shkatërruar të parin prezantim zyrtar të Shqipërisë në këtë aktivitet duke manipuluar median e shkruar kundër pavijonit dhe duke arritur deri tek presioni që iu bë disa artistëve pjesëmarrës për të braktisur projektin pak ditë para hapjes së tij.
Sot skena artistike në Shqipëri ndodhet në një gjendje kritike sepse këta njerëz, deri dje protagonistë të dorës së parë të institucioneve tona publike as nuk deshën dhe as nuk bënë më të voglën përpjekje për të ndërtuar një sistem arti, por u përpoqën për ta deformuar kuptimin e tij në interes të tyre, duke shfrytëzuar në mënyrën më brutale të mundshme, të vetmin institucion artistik, Galerinë e Arteve.
Në gjithë këto vite nuk u pa asnjë përpjekje serioze për të ndërtuar nëpërmjet ekspozimit të koleksionit të veprave të Galerisë një narrativë të Historisë së Artit Shqiptar. Edhe një projekt i shitur me tam-tame nga ish-drejtori Qëndro që shfrytëzoi pikturat e artistëve të realizmit socialist si seri telenovelash për tregimin e historisë banale të komunizmit shqiptar, u shkatërrua me të njëjtin zell siç u ndërtua nga po vetë ai, por shkatërrimi i kësaj radhe ndodhi si fillim i një telenovele të re, asaj të Bienales së Tiranës, të kuruar çdo herë si asnjë bienale tjetër në botë, nga të njëjtët njerëz, pronarët e saj, Edi Muka dhe Gëzim Qëndro.
Artistë të vjetër dhe të rinj u përdorën në funksion të shfaqjes së radhës dhe u vunë në shërbim të kuratorëve “legjendarë” që do të “integronin” në botë artin e pellgut shqiptar dhe do të “shembnin” muret e izolimit artistik, por si fillim, duke shkatërruar Galerinë.
Pjesa më e madhe e artistëve të rinj që besuan në ëndrrën e artit bashkëkohor, shpejt u përmendën kur bashkë me zhgënjimin nga politikat “murshembëse” dhe “integruese” u shfaq kërcënimi dhe ankthi i ekzistencës, duke i detyruar këta të fundit të braktisnin përgjithmonë pasionin e të bërit art. Në gjithë këtë histori ka vetëm përfitues të rëndomtë interesash financiare dhe politike që shfaqen nëpër media sa herë që mendojnë se klimat politike mund të kthehen në favor të tyre.
Në gjithë këtë histori dhimbjeje, të humburit janë: Galeria Kombëtare, koleksioni i saj, artistët, galeritë private (që kurrë s’u ndërtuan) historia dhe publiku. Ky është dëmi të cilin sot Galeria Kombëtare po e riparon me mund dhe energji të mëdha.
Personalisht, asnjëherë nuk e kam parë politikën si kundërshtare, por si partner me të cilën mund të bashkëpunohet për rimëkëmbjen e GKA-së dhe ndërtimin e institucioneve të reja për artin bashkëkohor. Gjithmonë e kam konsideruar të rëndësishme krijimin e një platforme me qëllim ndërtimin e një sistemi për artin ku Galeria Kombëtare bën pjesë, i cili duhet të konsistojë në ndërtimin e hapësirave të reja publike për artin bashkëkohor dhe në të njëjtën kohë të përkrahë me politika mbështetëse galeritë private si të vetmet qendra të rëndësishme të marrëdhënieve intensive me artistët. Kjo është e vetmja zgjidhje në rast se duam të ndërtojmë një sistem të mirëfilltë arti në Shqipëri, duke stabilizuar në këtë mënyrë njëherë e përgjithmonë edhe pozicionin e Galerisë Kombëtare të Arteve.
*Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve