E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja ne Kolegj juristet zbardhin skenaret

Rezutati i zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës, pritet të përplas sërish palët në kolegjin zgjedhor. Forca kryesore e opozitës, do të dërgoj një padi të re në këtë kolegj, pas përfundimit të procesit në komisionin qendror të zgjedhjeve. Por juristët ndajnë qendrime të ndryshme nëse Partia Socialiste mund ti adresohet kolegjit me një padi të re. Juristi Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike  thotë se të majtët vetëm po synojnë të bllokojnë shpalljen e fituesit të Tiranës, kurse juristi Sokol Hazizaj thotë se kushdo ka të drejtë ankimimi.

“Është agonia e humbjes së zotit Rama. Është thjesht zvarritje”- tha Alibeaj.

”Është e drejtë absolute konstitucionale e PS për të ankimuar veprimtarinë e KQZ në Kolegjin Zgjedhor” –tha Hazizaj.

Partia Socialiste humbi mundësinë për të kërkuar pavlefshmëri thotë Enkelejd Alibeaj, por Sokol Hazizaj, mendon të kundërtën, dhe se ccfarë realisht duhet të ankimoj forca kryesore e opozitës, që të ketë sukses në përpjekjen e saj
“Përderisa në atë afat të përcaktuar nga ligji, tre ditë nga deklarimi i rezultatit, PS nuk optoi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Kjo histori ka përfunduar. Nuk ka më mundësi ligjore”- Alibeaj.

”Mjafton që PS të kërkojë pranë Kolegjit Zgjedhor jo rrëzimin si absolutisht të pavlefshëm të një akti administrativ të KQZ-së, por të kërkoj konstatimin e pavlefshëmërisë absolute qoftë dhe të një veprimi juridik të bërë nga KQZ. Ajo që mund të kërkohet pranë Kolegjit Zgjedhor do të ishte veprimtaria e pavlefshme e KQZ sa i përket vlerësimit të votave të pavlefshme”- tha Hazizaj.

Tashmë fituesi i bashkisë së Tiranës pritet të përcaktohet nga kolegji zgjedhorë, por nëse merret në konsideratë pavlefshëmëria, atëherë, nuk përjashtohet përsëritja e votimeve në kryeqytet.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e shtunë , 25 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›