E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja per 800 metra toke, 3 ne pranga

Tirane - Konflikti i armatosur ne fshatin Bultice, te komunes Vaqar, ka ndodhur per kufirin e nje pjese prej 800 metrash toke qe dy familjet Xhabafti dhe Lamja pretendonin se e i takonte. Nderkohe, nje dite pas ngjarjes se rende te se dieles, qe per pak sa nuk u mori jeten pese personave, policia ka arrestuar tre nga autoret e ngjarjes, ndersa eshte ende ne kerkim te nje 21-vjecari. Ndonese te plagosur, ne pranga jane vene Fadil Xhabafti, 27 vjec, Rasim Xhabafti, 30 vjec dhe Radmir Xhabafti, 25 vjec, ndersa mesohet se ne kerkim eshte ende Fabjan Lamja, 21 vjec, djali i te plagosurit Abaz Lamja. Nderkaq, pas marrjes ne pyetje te familjareve te protagonisteve te ngjarjes, nga te dhena policore mesohet se zanafilla e historise eshte per nje pjese toke rreth 800 metra ne fshatin Bultice te komunes Vaqar te Tiranes.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›