E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje me policine, dy te plagosur

Itali - Jo vetem qe nuk u jane bindur thirrjeve te policise per te ndaluar, por kane hapur zjarr ndaj saj duke lene te plagosur nje oficer. Perleshja ka ndodhur oret e para te mengjesit te djeshem ne Peskara te Italise, kur tre shqiptare, Naim Hokja, 23 vjec, Nezir Hokja, 21 vjec dhe Gazment Shera, 31 vjec, se bashku me nje shtetas italian, Volfango Mariani, 66 vjec, nga Mantova, kane grabitur ambientet e nje lokali nate. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare ne mediat vendase, sipas te cilave pas grabitjes autoret jane pikasur nga policia, e cila eshte vene ne ndjekje te tyre. Por, sipas te dhenave ne media, shqiptaret nuk i jane bindur postbllokut te pare te policise, duke hapur dhe zjarr. I plagosur ne kembe ka mbetur marshalli Cezare Proietti, 39 vjec, nga Mogliano, i cili dhe ky ka qelluar me arme ndaj shqiptareve. Per pasoje, njeri nga shqiptaret, Naim Hokja, ka marre plage ne trup, por qe, fatmiresisht, ndodhet nen kujdesin e mjekeve jashte rrezikut per jeten. Policia italiane beri me dije ne mediat lokale se autoret e grabitjes dhe sulmit te armatosur ndaj tyre u kapen ne nje postbllok te dyte, te ngritur pergjate autostrades Peskara-Rome.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›