Beteja për Tiranën, PS-ja fitoi me 15 500 vota diferencë ndaj PD-së
Surpriza e kryeqytetit, LZHK-ja, forca e katërt më e votuar nga votuesit në Tiranë. PR-ja, edhe pse fitoi mandat deputeti, renditet e teta në kryeqytet
Shaban Sulçe
Partia Socialiste rezulton partia më e votuar nga qytetarët e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në një analizë të rezultateve zgjedhore për 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit rezulton se Partia Socialiste ka arritur të fitojë me një diferencë marramendëse prej 15 467 votash ndaj Partisë Demokratike. Nga votat e hedhura në kutitë e votimit nga qytetarët e Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta, ndërkohë që në listën e pesë partive më të votuara renditen Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia për të Drejtat e Njeriut. Partia Republikane, e cila ka fituar të vetmin mandat në qarkun e Tiranës, gëzon një popullaritet të pakët në kryeqytet. Ajo renditet si partia e tetë më e votuar, duke pasur një numër më të pakët votash se dy partitë e majta, Partia Social Demokrate dhe Partia G99. Listën e 10 partive më të votuara në Tiranë e mbyllin Partia për Drejtësi dhe Integrim me 1281 vota dhe Partia Demokristiane me 919 vota.
Dueli PS-PD
Nëse ka një betejë të fituar nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit, ajo është beteja për Tiranën. Kjo mund të quhet më së shumti një betejë morale, por edhe një bazë optimizmi për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Partia Socialiste ka arritur që të fitojë në 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit 15 467 vota më shumë sesa Partia Demokratike. Për PS-në votuan 113 832 votues, ndërsa për Partinë Demokratike numri i votave në kryeqytet në zgjedhjet e 28 qershorit ishte 98 365 vota. Socialistët arritën të mundnin rivalët e tyre 9 nga 11 njësitë bashkiake, me diferencë të madh votash në secilën prej tyre. Për demokratët dominimi në kryeqytet u shfaq vetëm në dy njësi bashkiake, përkatësisht në Njësinë Bashkiake Nr. 8 dhe në atë 11, të njohura si bastione të PD-së në të gjitha proceset zgjedhore.
LSI-ja
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të jetë ende një forcë me elektorat të qëndrueshëm dhe masiv në qytetin e Tiranës. Ndonëse pati një rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2007, LSI-ja arriti të konfirmohej si forca e tretë më e madhe në Tiranë, duke u renditur vetëm pas Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Partia e drejtuar nga Ilir Meta arriti të fitonte në qytetin e Tiranës 12 928 vota, të cilat ndihmuan mjaft liderin e kësaj partie për të siguruar mandatin e deputetit.
Bastionet e LSI-së në kryeqytet vijojnë të jenë Njësia Bashkiake Nr. 6, e njohur si zona e Kombinatit, Njësia Bashkiake Nr. 7 (zona e 21-Dhjetorit) dhe Njësia Bashkiake Nr. 5 (zona e ish-Bllokut). LSI-ja arriti të fitojë në këto njësi përkatësisht: 2385, 1235 dhe 1980 vota.
PSD dhe G99
Dy aleatet e Partisë Socialiste, Partia G99 dhe Partia Social Demokrate, edhe pse patën të njëjtin fat si LZHK-ja, treguan se kanë një popullaritet jo aq modest në qarkun e Tiranës. Partia e Skënder Gjinushit dhe partia e Erion Veliaj renditen përkatësisht në vendin e 6-të dhe të 7-të në listën e 10 partive më të votuara në kryeqytet. Madje PSD-ja dhe G99-a kanë arritur të fitojnë më shumë vota në Tiranë sesa Partia Republikane, e cila është një parti parlamentare. Përkatësisht PSD-ja fitoi më 28 qershor 2245 vota në Tiranë, ndërsa G99-a 2077 vota. Në vendin e pestë, përpara tyre, renditet një tjetër aleate e Partisë Socialiste. Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut ka arritur të grumbullojë në kryeqytet 2440 vota.
LZHK-ja, partia surprizë e kryeqytetit
Ndonëse ka dështuar në të dyja tentativat për të qenë pjesë e Kuvendit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e drejtuar nga Dashamir Shehi, ka konfirmuar se është një parti me elektorat të qëndrueshëm në qytetin e Tiranës. Edhe pse iu mohua mandati për shkak të formulës D’Hondt dhe për shkak se konkurrohej në nivel qarku, LZHK-ja ka arritur që të grumbullojë një numër të madh votash në kryeqytet, duke u renditur në vendin e katërt, pas Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rezultati në kryeqytet i LZHK-së është më i mirë edhe se tri partitë e tjera parlamentare, si Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. E udhëhequr nga dy figurat tradicionale të së djathtës, Dashamir Shehi dhe Aleksandër Meksi, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar arriti të fitojë 3921 vota vetëm në qytetin e Tiranës. Por këto vota nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar qoftë edhe një mandat të vetëm në Kuvend. LZHK-ja konkurroi në zgjedhjet e 28 qershorit si drejtuese e koalicionit “Poli i lirisë” së bashku me Partinë Demokristiane dhe tre parti të vogla. Poli i Lirisë fitoi në qarkun e Tiranës 6923 vota, të cilat nuk mjaftuan për të fituar një mandat deputeti.
PR-ja, mandat në Tiranë, por shumë pak mbështetje
Përveç PS-së, PD-së dhe LSI-së, Partia Republikane ishte e vetmja forcë politike që arriti të fitojë një mandat deputeti në qarkun e Tiranës. Megjithatë, partia e drejtuar nga Fatmir Mediu pati një mbështetje shumë të pakët nga votuesit e kryeqytetit. PR-ja rezulton e teta në listën e partive më të votuara nga kryeqytetasit. Kjo parti arriti të fitojë vetëm 1828 vota në Tiranë, pra në 11 njësitë bashkiake, duke u lënë pas edhe nga parti joparlamentare si LZHK, PSD dhe G99. Megjithatë, republikanët arritën të fitonin mandatin e deputetit për kryetarin e tyre falë formulës Saint Laguë dhe konkurrimit në koalicion me PD-në, falë sistemit zgjedhor, i cili ishte proporcional rajonal, si dhe falë votave me shumicë që arriti të fitonte në zonat periferike të qarkut të Tiranës. Kështu republikanët, të cilët në të gjithë qarkun e Tiranës grumbulluan 6131 vota, fituan vota të rëndësishme në bashkinë e Kavajës (1525 vota), në bashkinë e Kamzës, (987 vota), në Rrogozhinë (805 vota), si dhe në Paskuqan (686 vota).
PD PS LSI LZHK PR G99 PBDNJ PDI PDK PSD
Njësia Nr. 1 7181 8695 941 280 142 174 211 94 71 140
Njësia 2 12652 14388 1585 653 201 297 349 167 102 184
Njësia 3 6382 8224 800 265 93 148 182 156 42 94
Njësia 4 9591 10568 922 173 154 168 197 68 194 121
Njësia 5 10838 17689 1980 647 206 338 425 261 96 306
Njësia 6 8245 10263 2385 110 324 134 164 62 68 223
Njësia 7 10659 12303 1235 406 134 275 257 161 62 282
Njësia 8 7611 6483 658 400 241 130 188 73 36 148
Njësia 9 10104 10259 950 550 138 230 229 78 83 471
Njësia 10 4819 5336 513 356 101 72 110 63 36 67
Njësia 11 10283 9606 959 81 94 111 128 98 129 209
Total 98365 113832 12928 3921 1828 2077 2440 1281 919 2245
Dif 15467
29 Shtator 2009