Përçahet PDI-ja, Tahiri e Idrizi do të krijojnë së shpejti partinë e re të komunitetit çam
Dashamir Tahiri konfirmon nismën për krijimin e PDU-së. Deputeti i PS-së, Shpëtim Idrizi, pritet të zgjidhet kryetar
Eljona Ballhysa
Dy deputetët çamë të Kuvendit të Shqipërisë, Dashamir Tahiri i Partisë për Drejtësi dhe Integrim dhe Shpëtim Idrizi i Partisë Socialiste, kanë vendosur të krijojnë një parti të re. Lajmin e konfirmoi dje për gazetën “Albania” deputeti i PDI-së, Tahiri. Ai bëri të ditur se i ka kërkuar kryetarit të PDI-së, Tahir Muhedinit, që të japë dorëheqjen nga ky post. Afati i fundit është dita e mërkurë. Nëse Muhedini nuk jep dorëheqjen, atëherë deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri dhe anëtarë të tjerë të PDI-së do të krijojnë partinë e re, e cila do të marrë emrin Partia për Drejtësi dhe Unitet. Në bazë të negociatave të deritanishme është rënë dakord që kryetar i PDU-së të zgjidhet deputeti aktual i Partisë Socialiste, Shpëtim Idrizi.
Konflikti
Në zgjedhjet e 28 qershorit, Partia për Drejtësi dhe Integrim arriti të fitonte një mandat deputeti. Kjo parti u fut në zgjedhje në koalicion me Partinë Demokratike. Burimet bëjnë të ditur se konflikti ka ardhur për shkak se kryetari i kësaj partie ka bindje politike më afër së majtës, ndërsa deputeti është i djathtë. Për këtë arsye, deputeti Dashamir Tahiri prej kohësh negocion me deputetin e PS-së, Idrizi, i cili i përket komunitetit çam dhe shpeshherë ka ngritur zërin në Kuvend në mbrojtje të interesave të këtij komuniteti. Synimi i negociatave ka qenë afrimi i Idrizit dhe zgjedhja e tij në krye të PDI-së në mënyrë që t’i shtohen kësaj partie dy vota në Kuvend duke krijuar kushtet që kjo parti të marrë dhe një portofol ministror në kabinetin “Berisha”. Por negociatat mes PDI-së dhe PD-së prej kohësh janë pezulluar për shkak të konfliktit të brendshëm në këtë parti.
Deputetët Dashamir Tahiri dhe Shpëtim Idrizi prej kohësh i kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme kryetarit Tahir Muhedini, për shkak se edhe kryetarët e tjerë në rrethe kanë dhënë dorëheqjen. Por, ky fundit ka kërkuar mandatimin e tij si kryenegociator për të përmbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me kryeministrin Berisha dhe mbajtjen e kongresit të kësaj partie, ku anëtarët të zgjedhin kryetarin e ri mes tij dhe Idrizit. Ky kusht nuk është pranuar nga dy deputetët, të cilët i ka lënë afat deri ditën e mërkurë. Në rast se Muhedini nuk jep dorëheqjen, dy deputetët në fjalë do të krijojnë partinë e re, e cila do të negociojë me PD-në për postet qeverisëse.
Deklarata
“Ne jemi akoma në bisedime. I kemi lënë afat për të dhënë dorëheqjen zotit Muhedini deri ditën e mërkurë, pasi edhe kryetarët e tjerë në rrethe kanë dhënë dorëheqjen. Në rast se ai nuk e jep dorëheqjen, unë dhe zoti Idrizi do të krijojmë Partinë e re për Drejtësi dhe Unitetit. Ne mendojmë se zoti Muhedini nuk e meriton postin e kryetarit për shkak se nuk është i denjë për të zgjidhur kauzën kombëtare të çështjes çame. Bashkëpunimi im me zotin Idrizi është pikërisht zgjidhja e kësaj kauze. Kjo parti do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike dhe do të negociojmë me të përsa u përket posteve qeverisëse”, - është shprehur deputeti Dashamir Tahiri, i cili konfirmoi faktin se deputeti Shpëtim Idrizi do të lërë PS-në për të marrë drejtimin e partisë së re, PDU.
29 Shtator 2009