Beteja për Tiranën, Rama në avantazh
UPDATE- Kandidati socialist Edi Rama eshte rikthyer ne vend te pare ne bashkine e Tiranes, me nje avantazh te lehte kundrejt kandidatit tjeter Lulzim Basha.
Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit te 259 kutive te votimit nga 485 kuti gjithsej nxjerrin ne krye Ramen.
Sipas KQZ, kandidati i PS-së Edi Rama kryeson me 65760 vota te numeruara kundrejt kandidatit te “Aleances per qytetarin”, Lulzim Basha qe ka 65203vota.
Gjate gjithe dites se sotme ka kryesuar kandidati i PD-se, Lulzim Basha, nderkohe qe vetem ne oret e mbremjes ka fituar nje avantazh te lehte Rama.