E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH Sezoni i veres rezervat ujore jane ne nivelin e duhur

Në kushtet e ardhjes së verës dhe bashkë me të, të periudhës së thatësirës, Koorporata Elektroenergjetike siguron se rezervat ujore janë në nivelin e duhur, për të siguruar energjinë.

Sipas kreut të KESH-it, eksportet dhe importet e detyruara për CEZ janë të alternuara.

Në lidhje me privatizimin e hidrocentraleve, drejtori i KESH-it, shprehet se një praktikë e tillë do të ndikojë në liberalizimin e tregut energjetik.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare vlerëson se shkëputja nga kontrolli i saj I 4 hidrocentraleve do të ndikojë në liberalizmin e tregut të energjisë.

Sipas drejtorit të KESH-it, Engjëll Zeqo, privatizimi i hidrocentraleve, që deri më sot menaxhohen nga KESH-I, do të kenë një administrim të posaçëm nga kompanitë private.

Sipas Zeqos, të katër këto hidrocentrale përfaqësojnë një vlerë modeste të prodhimit të përgjithshëm të energjisë.

Kreu i KESH-it, siguroi gjithashtu se është paraprirë periudha e thatësirës dhe se aktualisht rezervat ujore në kaskadën e Drinit, janë në parametra optimal.

Sipas tij, në rastet ekstreme, KESH ka marrë masa, për importe.

Ndër të tjera, drejtori i KESH-it, Zeqo, informoi se Termocentrali i Fierit pritet të vendoset në punë, me kapacitet të plotë në fund të muajit shtator.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›