Kombëtarja e Shqipërisë ngjit një vend në listën e FIFA-s, renditet e 37-ta
Shqipëria ka shënuar ngjitje me një tjetër pozicion në renditjen mujore të FIFA-s. Sipas evidencave online për muajin korrik kuqezinjtë renditen në vendin e 37-të me 689 pikë. Ata kësisoj vendosin një rekord të ri. Ekipi shqiptar i futbollit ka njohur vetëm ngjitje në renditje gjatë mujave të fundit.
Shqipëria e De Biazi-t nga vendi i 43-të që ishte në muajin maj shkuan në vendin e 38-të në muajin qershor me 690 pikë. Në muajin prill kombëtarja vendosi një rekord historik pasi ngjiti 16 vende njëherësh.
Pasi është publikuar kjo renditje, ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook edhe trajneri italian i kuqezinjve, Xhiani De Biazi, që ka lënë këtë status: Ngjitja vazhdon. Shqipëria e 37-ta në renditjen e FIFA-s! Faleminderit djema!.
Shqipëria ka kaluar Serbinë, e cila gjendet katër vende më poshtë. Spanja vazhdon të mbetet e para e ndjekur nga Gjermania.