Betejë interpretimesh

Kur Gjykata Ndërkombëtare ta shpallë mendimin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës Prishtina dhe Beogradi do të fillojnë një “luftë” të re për të interpretuar atë.
Kështu presin zyrtarë të lartë të institucioneve në vend duke thënë se opinioni i GJND’së do të prodhojë efekte politike përderisa efektet juridike sipas tyre janë në dilema.
“Efekti politik do të jetë gjithsesi dhe mbi bazën e atij vendimi do të thyhet statusquoja në raportet e Kosovës me Serbinë” ka thënë një zyrtar i lartë në qeverinë e Kosovës në kushte anonimiteti.
“Ai qo do të jetë më fuqishëm politikisht do ta fitojë edhe të ‘drejtën juridike’. Në interpretim do të lujanë rol edhe Serbia në anën e vet, por më shumë do të luanë rol miqtë tonë dhe të Serbisë”, ka pohuar ky zyrtar.
“Lufta do të jetë që të fitohet përshtypja dhe fryma e interpretimit të dy palëve si fituese. Sikur të ishte vendimi me efekt juridik, njerëzit nuk do të mund ta interpretonin por do të duhet të zbatohej. Ky interpretim e jem mundësin e interpretimit ngase nuk e ndryshon realitetin juridik, por e krijon mundësinë e interpretimit me ndikime politike”
Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni disa herë ka potencuar se Kosova është duke u përgatitur për kohën kur GjND do ta shpallë opinionin për ligjshmërinë e pavarësisë. Kjo strategji deri më tani nuk është zbuluar.
Por autoritetet e Kosovës në këtë drejtim presin shumë nga shtetet mike të cilat sipas duhet të ndikojnë edhe brenda bashkimit Europian në lidhje me këtë çështje.
“Për me i dhënë fuqi politike këtij interpretimi ka nevojë për fushatë të miqve tanë. Fushata më e mirë do të ishte me vazhdim të njohjeve, me kriju perceptimin në BE se kjo çështje tashmë është e kryer dhe e treta ka nevojë për presion pozitivë mbi Beogradin që të mos sillet në mënyrë joracionale”
Serbia vazhdimisht ka proklamuar se pas shpalljes së opinionit të GJND’së do të kërkojë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB’së që të iniciojë bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit.
Por zyrtarët kosovarë janë të bindur se kjo përpjekje e beogradit nuk do të ketë sukses.
“Muaji korrik do të jetë mundësi për ngritjen e çështjes në Asamble të Përgjithshme. Këtu do të fokusohet shumë beteja politike. Serbia i ka gjasat shumë më të vogla për me ngrit çështjen e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme. Arsye është se në rastin e GJND’së, shtetet nuk kanë mundur ta refuzojnë Serbinë mbi bazën e asaj që të vërtetohet apo jo ligjshmëria në raport me të drejtën ndërkombëtare”
Si arsye për këtë është se shtetet nuk do ta pranojnë interpretimin e Serbisë që do ti bëjë opinionit të GJND’së.
“Nuk do t’i jepet e drejta Serbisë që ta konstatojë se Gjykata Ndërkombëtare ka vendosur kështu apo ashtu” ka thënë zyrtari i lartë i qeverisë.
Një nga hapat që do të marrin institucionet e Kosovës është dërgimi i interpretimit të GJND’së në adresë të shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë.
“Vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën do t’ju përsëritet kërkesa për njohje dhe do t’iu dërgohet interpretimi i GJND’së”, ka thënë zyrtari.
GJND – shton njohjet
Eksperti i Grupit Ndëkrmbëtarë të Krizave (ICG), Naim Rashiti , thotë se vendimi i GJND’së do të përmbyllë çështjet legale ndërmjet Kosovës dhe do të hapë rrugën për bisedime të reja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Vendimi do të ketë me gjasë shumë pak ndikim dhe efekte reale, por do të ketë efekte politike për të dy palët. Do të shihet se ky problem nuk mund të zgjidhet në mënyrë legale, sic ka pretendu Serbia, por në mënyrë politike”, ka thënë Rashiti
Sipas tij, tashmë dihet se palët e përfshira e kanë të kjart se cfarë presin realisht nga GJND’ja.
“Beogradi nuk dëshiron një vendim të GJND’së tërësisht në favor të Serbisë, për faktin, se do t’i rrit pritjet e qytetarëve serbë mbi Qeverinë dhe udhëheqjen e tyre për ta kthyer Kosovën brenda Serbisë. Kështu nuk do të ndodhë”, vlerëson eksperti i ICG’së.
Sipas tij, Beogradi pret pas opinionit të GJND që të ulet në bisedime me Prishtinën.
“Palët do të detyrohen të bisedojnë prej pozicioneve të ndryshme. Serbia do të detyrohet që Kosovën ta trajtojë palë të barabartë në negociatat e reja. Beogradi do të tentoi t’i shikojë këto negociata për statusin e Kosovës, kurse Prishtina do të insistojë se do të jenë negociata për çështje teknike”, ka thënë ai.
Përpos bisedave teknike, Rashiti parashikon se Prishtina dhe Beogradi mund të bisedojnë edhe për disa pjesë të Pakos së Ahtisaarit.
“E vetmja që do të kërkohet nga Prishtina dhe Beogradi do të jenë bisedat për çështje të hapura. Efektet politike do të kenë kryesisht me interpretimin rajonalë të një çështje që e ka Serbia me Kosovën.
Rashiti pret që pas opinionit të GJND’së do të ketë njohje të reja, por jo shumë.
“Do të sjellë disa njohje. Nuk do të jenë dhjetëra."
"Për t’u anëtarësuar në BE dhe OKB duhet t’i përfundojë çështjet diskutabile me Serbinë."
Mediat kanë shkruar se vendimi i GJND’së mund të dalë në javën e tretë të muajit korrik, por burime ndërkombëtare thonë se Gjykata mund të ndërroi këtë datë për shkak të kredibilitetit të saj.
Kjo Gjykatë së pari vendimin e për Kosovën do t’ua dërgojë përfaqësuesve që kanë ofruar argumente pro dhe kundër pavarësisë, kurse në fund do të njoftohen edhe Serbia dhe Kosova.