Thaçi: Nuk do të ketë hapje të çështjes së statusit

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Brukseli mirëpret progresin e arritur në Kosovë, ndërsa ka shprehur bindjen se pas prezantimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të hapet një kapitull i ri drejt integrimit të vendit në strukturat e NATO-s dhe BE-së.
Ai këto komente i bëri të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas kthimit nga vizita në Belgjikë ku ka zhvilluar takime me autoritetet e larta të këtij vendi, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, komisarin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.
“Kam marrë mbështetje të gjithanshme të Brukselit në agjendën të cilën e kam përpara me vizionin të cilin e kam prezantuar. Është një mbështetje për progresin e arritur në Kosovë nga Brukseli për vazhdimin e qeverisjes së mirë dhe të sundimit të ligjit, të angazhimeve tona shtesë që kemi integruese dhe në të njëjtën kohë dua të potencoj se si kurrë ndonjëherë në këto dy vite kemi një mbështetje të fuqishme dhe unike nga Brukseli për institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi, transmeton Kosovapress.
Duke folur rreth procesit në GJND, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se nuk do të ketë hapje të bisedimeve për statusin .
“E di që opinioni i GJND-së është duke u pritur me padurim nga të gjithë, por duhet të siguroi dhe garantoi të gjithë qytetarët e Kosovës se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kthim prapa dhe nuk do të ketë hapje të çështjes së statusit e gjithashtu as të çështjes së integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Për më tepër, kryeministri Thaçi ka thënë se në takimin me sekretarin e përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen ka kërkuar që të mos ndryshojë marrëveshja ushtarake e Kumanovës, duke përkujtuar se Kosova po ndërton mekanizma te vet të sigurisë, të mbrojtjes dhe se reduktimi i trupave të KFOR-it është mesazhi më i mirë i stabilitetit.
Gjatë kësaj vizite kryeministri Thaçi tha se me kryeministrin Belg Iv Letern ka nënshkruar dy marrëveshje bilaterale, për transport rrugor dhe transferimin e të burgosurve.
Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve që janë duke u mbajtur në Partesh, Thaçi ka thënë se këto zgjedhje janë shenja më e mirë që jemi në fazën përmbyllëse të procesit të pavarësisë së mbikëqyrur.
“Këto zgjedhje janë shenja më e mirë se jemi në fazën e përmbylljes së procesit të pavarësisë së mbikëqyrur pasi që po implemetojme në tërësi planin e Ahtisaarit. Dhe pas prezantimit të opinionit të GJND-së do të hyjmë në kapitullin e ri të integrimit në strukturat e NATO-s dhe të BE-së”, ka thënë ai.
Për sa i përket takimit në datëlindjen e ambasadorit Christopher Dell me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, ai ka thënë se ky ka qenë takim i rastit, dhe nuk është biseduar për ndonjë temë të caktuar.