Beti nuk di të qajë...
Këtu Anila Bisha është Beti. I është kthyer edhe një herë teatrit. Po përgatitet të ngjisë në skenë një personazh të cilin e deshi shumë që në fillim... Regjisori Spiro Duni i besoi Betin, dhe Anila ka nisur të jetojë me të. Që kur ka marrë në dorë tekstin e dramës "Fërshëllima në errësirë", që do të vijë premierë në Teatrin Kombëtar, ajo jeton nën lëkurën e një femre të dhunuar...
"Kur e lexova për herë të parë, m‘u duk një dramë e rëndë, por nga ana tjetër ishte një dramë që gati-gati ngjante sikur autori e kishte shkruar për realitetin tonë. Mendova: Si e di ky (Tom Mërfi) se çfarë ndodh këtu? Ishte e shkruar për Shqipërinë. Ne e shikojmë përditë se si dhuna në familje, sidomos ndaj femrave, është kthyer në një problem të vërtetë për shoqërinë ku ne jetojmë", thotë ajo. Anila Bisha e përjeton vërtet rolin. Ndihet keq për Betin, e për të gjitha që kalojnë gjendje të ngjashme me të. "O Zot mjerë kush është në këtë pozicion. Unë nuk e imagjinoj kurrë veten në këtë gjendje. Ndonjëherë mendoj se ky autor e ka keqtrajtuar shumë këtë femër, edhe pse e ka ndërtuar atë me shumë personalitet".
Por Beti është një femër me dinjitet, nuk nënshtrohet. Beti nuk di të qajë... Anila e vlerëson shumë për këtë. Ajo i do gratë e forta, për të cilat dinjiteti është një pjesë e rëndësishme e të qenit. Por Beti është një grua e dhunuar, e dhunuar prej shtatë meshkujsh, kunetërit, burri i saj... Por ata të shtatë nuk janë njerëz normalë, ata janë "derra, kafshë", siç Beti u thotë në fund të dramës, kur ata e nxjerrin nga shtëpia e saj në mënyrën më të ulët të mundshme. "Një rol fantastik, me një staf të mrekullueshëm. Po aq sa e keqtrajtojnë Betin në rol, aq edhe e përkëdhelin Anilën në prova. Të gjithë janë profesionistë", thotë aktorja. Dhe në të vërtetë ajo gjithnjë ka dashur të jetë "e përkëdhelura"... Ashtu si atëherë kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi për të luajtur në filmin "Gurët e shtëpisë sime". Anila 16-vjeçare edhe aty ishte e rrethuar prej meshkujsh, e përkëdhelur sigurisht, sidomos prej Roza Anagnostit, së cilës nuk i ndahej asnjë çast. Anila i ngjante shumë Rozës. Një ditë, kur po udhëtonin të dyja në tren, një e njohura e zonjës Anagnosti i drejtohet duke i thënë: "Paske marrë edhe vajzën e madhe në shesh-xhirim?" - "Vajza ime është, por në film", i përgjigjet ajo. "E kemi kërkuar në të gjithë Tiranën e mezi e gjetëm". Sepse Anila kishte një ngjashmëri të madhe në portret me Roza Anagnostin dhe këtë shumë shpesh ia thanë edhe më vonë...
Më pas do të kalonte shumë kohë në Kinostudio. Aty u njoh me Besnik Bishën, iu përgjigj "sinjaleve të dashurisë" të regjisorit. Ai, 28 vjeç ra në dashuri me aktoren e re, atëherë 18 vjeçe... Ajo e dashuroi po aq. Nuk pati rëndësi diferenca në moshë, fundja ajo ashtu e kishte menduar ngaherë princin e ëndrrave, ai do të dinte si t‘ia bënte jetën e bukur. Sot pas 21 vitesh janë të lumtur. Bashkëjetesa me një regjisor ka të mirat, por edhe këqijat e veta. "Ka të mira, sepse kur marr një rol e konsultoj me të, e kjo është një ndihmë e madhe, por ka të këqija, sepse ai është kritik i madh i imi. Ndoshta, sepse mendon se mundësitë e mia shkojnë përtej asaj që unë jap. Gjithnjë thotë që duhet të marrësh gjithçka me seriozitetin më të madh. Tani kemi filluar e diskutojmë për rolin në "Fërshëllimë në errësirë", tregon Anila. Por bashkëjetesa mes të dyve nuk është vetëm kaq. Ata janë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm. Një vajzë dhe një djalë... Studiojnë të dy për piano, një instrument që e dashurojnë. Aktorja ndihet mirë që nuk duan të ndjekin gjurmët e prindërve... Jo më kot e thotë këtë. Ajo vetë është zhgënjyer disa herë nga profesioni, edhe pse vazhdon ta dojë shumë, shumë. "Ndonjëherë aktorët janë ambiciozë më shumë se ç‘duhet. Unë nuk dua që fëmijët e mi të bëhen të tillë". Dhe ata kanë zgjedhur pianon, ndoshta sepse kanë marrë nga babai i Besnikut që ishte këngëtar. Edhe regjisori vetë i ka rënë kitarës që pesë vjeç, në familjen e tij e njohin këtë instrument. "Ne fillimisht donim që ata të njihnin një instrument për të pasur një kulturë të përgjithshme, por ata treguan se pasioni për këtë instrument ishte më shumë se kaq, ndaj vazhduan".
Ajo, nëna-aktore, e di se cila është më e mira për ta, për vajzën 16-vjeçare e djalin 12-vjeçar. Edhe falë tyre vazhdon të ndihet e përdhelur... Ata e përkëdhelin, ashtu si në ato raste kur vijnë nga shkolla e dikush u ka thënë se kanë parë në televizor mamin e tyre që është aktore. Ajo vetë i gëzohet kësaj. Me filmin ndihet e realizuar, është vlerësuar si aktorja më e mirë në një prej festivaleve. Me teatrin ka rezervat e veta. "Me teatrin nuk jam shumë e kënaqur, kam pasur një periudhë shkëputjeje... duke kaluar një gjendje jo të mirë, gati-gati edhe dyshoja te vetja... Kam pasur edhe unë periudhat e mia jo fort të mira. Por gjërat për mua duket sikur po ndryshojnë. E rëndësishme për mua është që të jap maksimumin tim. E kam marrë shumë seriozisht këtë rol në ‘Fërshëllima në errësirë‘", shprehet Anila, dhe kjo pak prej rolit, i cili e përfshiu që në momentet e para, e pak prej një preference që e bën ndoshta pa dashur, Anila tregon se e do shumë teatrin, nga i cili megjithatë ka pritur më shumë akoma. Ajo e ndjen se në teatër emocioni është i menjëhershëm. Kur interpreton në skenë të duket sikur e gjithë ajo ngjarje është duke të ndodhur me të vërtetë. E përjeton realisht gjithçka. Ndryshe ndodh me filmin, i cili për Anilën mbetet gjithaq i bukur. Aty ajo ndihet më e plotësuar, më e realizuar. Ka interpretuar në filma si "Dyert e jetës", "Pesha e kohës", "Familja ime", "Eja" i Piro Milkanit, "Nata" i Esat Myftiut dhe "Bolero", e madje edhe është vlerësuar si aktorja më e mirë. Shpreson të vazhdojë kështu, sepse ajo e ndien se diçka po ndryshon në karrierën e saj, me këtë vepër shkruar prej irlandezit Tom Mërfi në fillim të viteve ‘60-të, pavarësisht ngarkesës emocionale që roli i Betit i fal, Anila Bisha ndihet e plotësuar.