E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lideri i dashur" i sëmurë, vendi në duart e të kunatit

Koreja e Veriut, vendi diktatorial po qeveriset aktualisht nga
kunati i liderit të vendit Kim Jong Il II i cili është përballur
tre muajt e fundit me probleme të mëdha shëndetësore. Këto
janë deklaratat e disa ekspertëve koreano-jugorë. Personi që
po qeveris aktualisht është Chang Sung Taek, 62 vjeç, i cili deri
tani ka qenë në krye të policisë sekrete të vendit. Ai është personi
që po merr vendimet e rëndësishme aktualisht në vend.
Sipas burimeve të informacionit, Kim nuk është rëndë, por i
duhet një periudhë kohe për ta marrë veten. Deri tani qeveria
duket se ka funksionuar rregullisht dhe pa ndonjë problem.
Personi që qeveris aktualisht është shkolluar në një shkollë
elitë në Pjon Jang dhe është martuar me motrën e liderit,
Kim Kyong Hui, pasi u kthye nga studimet pasuniversitare në
Moskë. Nga lidhja që krijoi ai arriti që të shndërrohej në një
nga fi gurat më të fuqishme të Partisë. I vëllai i tij i madh ishte
gjeneral ushtrie, përgjegjës për mbrojtjen e kryeqytetit. Në
vitin 2002, gjatë takimi historik mes Jugut dhe Veriut, për herë
të parë pas luftës së Koreve, ai ishte në krye të delegacionit
të Koresë së Veriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›