E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohen 9 ministrat e rinj të Greqisë

Autori i Lajmit: red.

“Punë sistematike”, këtë u ka kërkuar kryeministri grek, Kostas Karamanlis, ministrave të sapozgjedhur në mbledhjen e radhës së kabinetit të tij. Menjëherë pasi ministrat dhe zëvëndësministrat u betuan, Karamanlis u bëri atyre thirrje që në prioritetet e tyre të jenë qytetarët dhe problemet e tyre të përditshme. “Efektshmëri, stabilitet dhe siguri janë dhe principet që do të shoqërojnë dhe punën e ministrave të rinj”, - tha Karamanlis. Ministrat e kabinetit u betuan përpara presidentit grek, Karolios Papulias, dhe hirësisë së tij, Kryepiskopit të Athinës.
Ministrat e rinj
Ministër i Financave: Janis Papathanasiu
Ministër i Zhvillimit: Kostis Haxhidakis
Ministër i Edukimit: Aris Spiliotopulos
Ministër i Zhvillimit Rural: Sotoris Haxhigakis
Ministër i Drejtësisë: Nikos Dendias
Ministër i Kulturës: Antonis Samaras
Ministër i Turizmit: Kostas Markopulos
Ministër i Transportit: Evripides Stilianidhes
Ministër i Maqedonisë dhe Thrakës: Stavros Kalafatis
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›