E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ e re, PS nuk përjashton mundësinë e anëtarit të LSI-së

Autori i Lajmit: red.
"Partia Socialiste është e përgatitur dhe njëkohësisht e hapur për të zhvilluar atë proces konform kërkesave të Kodit Zgjedhor. Do të zbatohet pra, jo vetëm teknikisht, por dhe politikisht, në mënyrë që të ketë konsensus sa më të gjerë jo vetëm midis forcave parlamentare, po mes të gjitha forcave, veçanërisht atyre të majta. Unë besoj që LSI është forcë e majtë dhe unë thashë të gjitha forcave të majta, unë nuk bëra as përjashtim dhe as stigmatizim të veçantë për ndonjë forcë të veçantë”

Partia Socialiste nuk përjashton mundësinë që Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë anëtarin e saj në Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, thotë se të gjitha partitë e majta do të vlerësohen nëse meritojnë mbështetjen e partisë më të madhe gjatë votimit të kandidaturave në Kuvend. Për sa i përket përgatjes së infrastrukturës zgjedhore, ai pohoi se jemi në limitet kohore. Sipas tij, Qeveria, e cila është përgjegjëse për këtë fazë, duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
KQZ
“Partia Socialiste është e përgatitur dhe njëkohësisht e hapur për të zhvilluar atë proces konform kërkesave të Kodit Zgjedhor. Do të zbatohet pra, jo vetëm teknikisht, por dhe politikisht, në mënyrë që të ketë konsensus sa më të gjerë jo vetëm midis forcave parlamentare, po mes të gjitha forcave, veçanërisht atyre të majta. Unë besoj që LSI është forcë e majtë dhe unë thashë të gjitha forcave të majta, unë nuk bëra as përjashtim dhe as stigmatizim të veçantë për ndonjë forcë të veçantë”, - tha Islami. Ende nuk ka një vendim në Partinë Socialiste për sjelljen me aleatët gjatë fushatës zgjedhore. Në zgjedhjet e kaluara kryetarët e partive të të njëjtit koalicion janë paraqitur të bashkuar në mitingje, por Kodi i ri Zgjedhor lë hapësira për të dalë edhe të vetëm. Sidoqoftë, strategjia e socialistëve do të hartohet pas dekretimit të Kodit nga Presidenti. “Ka një objektiv që të maksimalizohet suksesi i Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme”,- vijoi sekretari për Çëshjet Zgjedhore. Kodi i ri Zgjedhor i detyron të gjitha partitë, edhe ato të të njëjtit koalicion, të përpiqen të marrin sa më shumë vota si subjekte të veçuara. Islami ka komentuar më tej dhe përgatitjet për procesin zgjedhor. Sipas tij, koha është në limitet e saj për të përgatitur gjithë infrastrukturën për zgjedhjet, e cila nis me ngritjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një proces që do të përfshijë politikën në emërimin e anëtarëve menjëhërë pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. “Ne besojmë se gjithçka është në limitet kohore ku në një organizimin në mënyrë të veçantë nga ana e qeverisë, sepse detyra kryesore tani i mbetet kryesisht qeverisë për kartat e identitetit, lista e zgjedhësve dhe elementë të tjerë, ka hapësirë që të kapet vonesa dhe të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe konform standardeve ndërkombëtare. Natyrisht që duhet pritur përfundimisht hyrja në fuqi e Kodit, caktimi i datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit dhe që në këtë moment Parlamenti do të zhvillojë të gjitha përgjegjësitë e tij për të realizuar në kohë ato detyrime që përcakton Kodi. Detyrimi i parë lidhet me ngritjen e KQZ-së ”, - tha ai. Sipas formulës së caktuar në Kodin e ri Zgjedhor, katër anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u takojnë dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Anëtari i pestë dhe i gjashtë zgjidhet nga grupimet e majta dhe të djathta. Sipas rregullave të reja, fiton ajo parti e majtë ose e djathtë që garanton mbështetjen me firma të partisë më të madhe të aspektit politik që përfaqëson. Nga ky proces përzgjedhjeje që sigurisht nënkupton dhe negocimin, socialistët duket se nuk përjashtojnë asnjë forcë të majtë, madje, as LSI-në, pavarësisht kontradiktave sidomos për çështjen e administrimit të zgjedhjeve. Islami thotë se PS nuk vë asnjë kusht për partitë në opozitë për bashkëpunim, pasi, siç theksoi, qëllimi final është maksimalizimi i fitores.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›