E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështojnë negociatat Gazprom-Naftogaz

Autori i Lajmit: red.

Kanë përfunduar pa rezultat bisedimet ndërmjet monopoleve të gazit rus dhe ukrainas
Ashtu siç ishte parashikuar, dështuan negociatat ndërmjet gjigantit rus të gazit “Gazprom” dhe atij ukrainas “Naftogaz”. Përfaqësuesit e dy kompanive u takuan dhe biseduan për krizën e krijuar si pasojë e detyrimeve të papaguara nga Ukraina për sa i përket çmimit të gazit dhe tarifave të transitit që eksportohet më pas në vendet e tjera të Evropës. Në negociata u përfshi dhe presidenti i komisionit evropian, Barrozo, i cili u takua me shefin e “Gazprom”, Aleksi Miller, por dhe me kreun ukrainas të “Naftogaz”, Oleg. Ajo çka pritej nga këto takime, arritja e një pakti për lëshimin e gazit drejt vendeve evropiane, nuk u arrit. Ndërkohë të gjitha takimet e axhendës për t u zhvilluar më vonë u anuluan. Situata e fundit është krijuar nga mosmarrëveshjet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e cila refuzoi kontratën e re të paraqitur nga gjiganti rus i eksportit. “Naftogazi” ukrainas pretendon se çmimi i ri i propozuar nga homologët rusë të “Gazprom” është disa herë më i lartë se ai i kontratës aktuale.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›