Hamasi nuk respekton orët e armëpushimit, raketa drejt armikut
Autori i Lajmit: red.
Izraeli i kundërpërgjigjet shtetit fqinj me ofensivë ajrore
Pritej që rrezja e luftimeve në Rripin e Gazës të ngushtohej pas ndërhyrjeve të OKB-së dhe BE, por ka ndodhur krejt e kundërta. Izraeli Verior është goditur nga disa raketa që janë lëshuar nga territori libanez, dhe për pasojë ka nisur ofensivën drejt vendit fqinj. Raketat të cilat fatmirësisht nuk shkaktuan viktima sollën dhe plagosjen e lehtë të pesë personave në qytetin verior të Naharijas. Ndërkohë një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli ishte kundërpërgjigjur duke qëlluar mbi zonën nga ishin lëshuar raketat. Nuk dihet ende nëse raketat janë hedhur nga Hezbollahu apo nga grupe palestineze në Liban. Kjo ishte dhe dita me intensitetin më të lartë të sulmeve ku ushtria izraelite tha se kishte kryer 60 sulme ajrore gjatë natës, disa prej të cilave kishin në objektiv tunelet në afërsi të kufirit mes Egjiptit dhe Gazës. Izraeli deklaroi se lëvizja militante palestineze, Hamas, i përdor këto tunele për të futur armë në Rripin e Gazës, ndërkohë që nuk harruan të denoncojnë dhe mosrespektimin e orarit të armëpushimit nga palestinezët. Burimet palestineze thanë se gjatë këtyre sulmeve ajrore ishte shkatërruar një xhami.
Intensifikohen negociatat për paqe
Shtohet presioni ndërkombëtar mbi Izraelin dhe Hamasin për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Një zyrtar i lartë izraelit shkoi dje në Kajro për t u njohur me hollësitë e propozimit të Francës dhe Egjiptit për gjetjen e një pakti të mundshëm. Ministri i Jashtëm egjiptian, Ahmed Abdul Gheit, deklaroi për një gazetë në Arabinë Saudite, se shpresonte që dy fazat e para të marrëveshjes së armëpushimit që është propozuar - ndërprerja e menjëhershme e luftimeve dhe rihapja e pikëkalimeve kufitare me Gazën - do të kryhen brenda 72 orësh. Ambasadori egjiptian në Kombet e Bashkuara, Maxhid Abdel Aziz, tha se duhej që delegacionet në nivel teknikësh nga Izraeli dhe Hamasi të zhvillojnë bisedime direkte mes tyre në Kajro. Ai tha më tej se vendet arabe nuk mund të prisnin derisa Këshilli i Sigurimit të miratonte ndonjë rezolutë, sepse situata në Rripin e Gazës ishte tepër urgjente. Ndërkaq, përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork për miratimin e një rezolute për situatën në Rripin e Gazës mbeten të bllokuara. Në emër të vendeve arabe, Libia ka hartuar një projektrezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Ajo kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera me argumentin se teksti i projektrezolutës është i njëanshëm dhe shumë kritik ndaj Izraelit. Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë propozuar një deklaratë presidenciale, e cila e mbështet nismën e Egjiptit. Negociatat po vazhdojnë dhe ministrat e jashtëm të tre anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës, po qëndrojnë në Nju-Jork për të ndihmuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje. Më herët, sekretarja Amerikane e Shtetit, Kondoleza Rais, tha se kishte diskutuar me zyrtarët izraelitë dhe qeveritë e vendeve arabe për planin e armëpushimit që është propozuar nga Egjipti dhe Franca. Ajo tha se arritja e armëpushimit ishte e nevojshme, por palët nuk duhej të ktheheshin në status kuo-në që ekzistonte në prag të fillimit të sulmit izraelit.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009