E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta e ftohtë e zotit Putin

Autori i Lajmit: red.
Përgatiti: Androkli Dralo

Rusia i ka nisur sinjalet e para të kërcënimeve të saj për furnizimin e Ukrainës me gaz natyror që prej mesit të dimrit të shkuar. Tani që këto kërcënime janë shndërruar në realitet, kanë sjellë dhe dëmet e para të dukshme për shtetet e "pafajshme" të Evropës. Por kjo situatë e krijuar rishtazi dhe e përsëritur me cikle të njëjta gjatë viteve të shkuara, vjen si pasojë e një Rusie tepër të fortë në çështjet ekonomike, por jo vetëm. Në këto kushte, shtetet e Evropës gjenden në një pozicion delikat, pasi e kuptojnë shumë mirë politikën e jashtme që ndjek Rusia, e cila është një fushatë diktuese që lidhet direkt me taktikat qeverisëse properëndimore që shteti fqinj kërkon të ndjekë. Cilido nga vendet e Evropës nuk e mohon një fakt të tillë, por asnjë nga këto shtete nuk guxon ta kumtojë hapur. Përse u desh që televizioni shtetëror rus t i jepte hapësirat televizive të një lajmi të parë, si të hënën ashtu edhe të martën, takimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Vladimir Putin me Presidentin e Ukrainës? A u bë kjo qëllimisht që më pas kryeministri Putin të kishte mundësi për të urdhëruar kompaninë shtetërore të gazit të ndërpriste furnizimin me gaz natyror për Ukrainën? Zoti Putin iu imponua hapësirave televizive për këtë arsye. Ai u pasqyrua gjerësisht dhe në "seancat e mbledhjeve" me Aleksei Miller, drejtorin e përgjithshëm të monopolit të gazit shtetëror "Gazprom", ku të dy aktronin në mënyrë qesharake dhe të ngathët. Në secilin prej këtyre takimeve, Putini shfaqej naivisht kureshtar, duke i kërkuar Millerit detaje mbi polemikat e shkaktuara së fundmi me vendin kufitar. Miller nuk nguronte t i portretizonte politikën e qeverisë ukrainase si zhvatëse, mashtruese dhe të pabesueshme. Të hënën, Putini u "sensibilizua" me konsumatorët e gazit të Ukrainës dhe urdhëroi reduktimin e sasisë së gazit që tranzitohet nga ky vend drejt shteteve të tjera evropiane. Ndërsa të martën, ai urdhëroi mbylljen e gazsjellësit si një masë ndaj Ukrainës, por duke lënë njëkohësisht dhe dhjetëra shtete të tjera pa energji. A ishte kjo mënyra për të zgjidhur një mosmarrëveshje bizantine dypalëshe mbi çmimet dhe taksat e transitit? Sigurisht që jo, por ky nuk ishte synimi i shefit të Dumës. Qëllimi i tij kryesor ishte të përshpejtonte dhe një herë strategjinë agresive të Rusisë për të përdorur potencialin e saj ekonomik të eksportit të energjisë dhe të vendosë dhe një herë tjetër dominimin e saj ndaj vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, të cilat i konsideron ende çështje të sajat. Ariu polar vazhdon ende t i konsiderojë këto vende si pjesë virtuale të tij. Shikoni si shprehet Dimitri Rogozin, ambasadori i Rusisë në NATO: "Është e qartë se, nëse Evropa dëshiron të ketë gaz natyror të garantuar në çisternat e saj, atëherë ajo nuk mund të mbështetet plotësisht në aleatin e saj të jashtëzakonshëm, zotin Jushçenko". Viktor Jushçenko është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë "demokratike" në vitin 2004, kur Moska nuk mundi, për herë të parë, të zgjidhte njeriun e saj. Ashtu si presidenti gjeorgjan, Mikhail Sakashvili, dhe lideri ukrainas kërkon që vendi i tij t i bashkangjitet aleancës së Atlantikut. Por Sakashvili e mori përgjigjen gushtin e kaluar kur Rusia i mori zemrën e saj, Tbilisin, ndërsa tashmë është radha e Ukrainës që të pësojë të njëjtin fat, por kësaj duke tundur çelsat e ekonomisë. Disa vende në Evropë nuk janë dakord me atë çka Rogozin thotë, por ato gjithashtu fajësojnë dhe Sakashvilin për trupat ruse që gjenden akoma në territorin gjeorgjian. Ashtu si homologët e tyre gjeorgjianë, qeveria e Ukrainës ka shumë dobësi, të cilat zoti Putin po i shfrytëzon me shumë "keqardhje". Megjithatë, mesazhi i kësaj jave të ftohtë është i njëjti që i dërgohet Evropës prej kohësh, por të cilin ajo e injoron gjithmonë. Regjimi i zotit Putin ka për qëllim të përdorë varësinë energjetike të kontinentit plak për të avancuar një axhendë gjeopolitike imperialiste, antiperëndimore. E vetmja përgjigje e arsyeshme e Evropës është përshpejtimi dramatik i Bashkimit Evropian për gjetjen e burimeve alternative të energjisë, dhe krijimin e aleancave të reja me shtetet të cilat Rusia kërkon t i nënshtrojë.
(Ëashingtonpost)
A ishte kjo mënyra për të zgjidhur një mosmarrëveshje bizantine dypalëshe mbi çmimet dhe taksat e transitit? Sigurisht që jo, por ky nuk ishte synimi i shefit të Dumës.
Shtetet e Evropës gjenden në një pozicion delikat, pasi e kuptojnë shumë mirë politikën e jashtme që ndjek Rusia, e cila është një fushatë diktuese që lidhet direkt me taktikat qeverisëse properëndimore që shteti fqinj kërkon të ndjekë. Cilido nga vendet e Evropës nuk e mohon një fakt të tillë, por asnjë nga këto shtete nuk guxon ta kumtojë hapur.
Shikoni si shprehet Dimitri Rogozin, ambasadori i Rusisë në NATO: "Është e qartë se, nëse Evropa dëshiron të ketë gaz natyror të garantuar në çisternat e saj, atëherë ajo nuk mund të mbështetet plotësisht në aleatin e saj të jashtëzakonshëm, zotin Jushçenko".
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›