E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, Gruevski mbledhje urgjente për krizën me Kosovën

SHKUP-Qeveria e Maqedonisë ka nisur një mbledhje urgjente për të shqyrtuar situatën e krijuar lidhur me embargon dhe ‘luftën’ tregtare me Kosovën. 

Zyra e shtypit e qeverisë informon se mbledhja në orën 11.00 është thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili siç mësohet ka disa opsione për të vendosur lidhur me situatën e krijuar me vendin fqinj, pas vendosjes së embargos së plotë nga pala e Kosovës për prodhimet e Maqedonisë si dhe nga ana tjetër, vendosjen e taksës kufitare për shtetasit e Kosovës nga ana e autoriteteve të Shkupit. 

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha theksoi se në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit të Ekonomisë, Valon Saraqini, pas takimit të djeshëm në Prishtinë më ministrat homolog të Kosovës. 

“Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit Saraqini, se çfarë është diskutuar dhe ka dalur si vlerësim nga takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministren dhe ministren e tregtisë dhe industrisë të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila”, ka theksuar zëdhënësi Hoxha. 

(m.s/INA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›