Betohen dy anëtarët e rinj të KLD-së
20-12-2012 / Gazeta 55
Miratohet struktura e re, për herë të parë krijohet funksioni i një sekretari të përgjithshëm
Marrin detyrën 2 anëtarët e KLD, Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi. Pas verifikimit të mandateve Presidenti i republikës njëkohësisht dhe kryetar i KLD i uroi për detyrën dy gjyqtarët e zgjedhur nga konferenca e gjyqësorit. Në mbledhjen e KLD u vendos ndryshimi i strukturës dhe shkrirja e 2 nga 4 drejtoritë. Për herë të parë krijohet funksioni i një sekretari të përgjithshëm.
Shkrirja e drejtorive nuk prek numrin e përgjithshëm të 50 punonjësve, pasi funksionet e dy drejtorive kalojnë inspektor. Mbledhja e KLD-së vijoi me diskutimet për gjyqtarët e shkollës së magjistraturës, si dhe me zëvendësimin e inspektorëve të cilëve u ka përfunduar mandati.
...